About: http://data.cimple.eu/claim-review/22ce8b9b17596fe93cfc58992812bf49e1db0f58a4b11077919b0b40     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ministri se mban fjalën për përfundimin e palestrës të nisur 13 vite më parë Deklarata Ministri i Sportit: Zotohem që ky projekt do përfundoj në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, mjetet financiare janë të siguruara, kërkova nga kompania që në qershor ta dorëzojë palestrën dhe ne t’ia dorëzojmë komunës dhe sportdashësve Vlerësimi Rrenë e kryptë Komuna e Istogut nuk ka përuruar palestrën sportive edhe 13 vite pas nisjes së ndërtimit. Palestra nuk ka arritur të përfundohet as pas premtimit të ministrit Kujtim Gashi se kjo do të arrihej më së largu në qershor të këtij viti. Në palestër tashmë janë ndërprerë punimet tërësisht. Artikulli Ka kaluar më shumë se një dekadë nga fillimi i ndërtimit të një palestre sportive në Komunën e Istogut. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi u kishte premtuar sportdashësve se në qershor të këtij viti palestra sportive në Istog do të jetë e gatshme për t’u vënë në funksion. Por, ky projekt i cili ka rreth 13 vite që është nisur, as që është afër përfundimit. KALLXO.com ka gjetur se që nga koha kur ministri Gashi kishte deklaruar përmes një konference më 25 shkurt se palestra do të dorëzohet në qershor, nuk është bërë as një punë në të. Kontrata ishte shkëputur më kompaninë kontraktuese më 1 maj të vitit 2019. “Zotohem që ky projekt do përfundoj në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, mjetet financiare janë të siguruara, kërkova nga kompania që në qershor ta dorëzojë palestrën dhe ne t’ia dorëzojmë komunës dhe sportdashësve”, kishte thënë Gashi në shkurt. KALLXO.com lidhur më këtë ka kontaktuar komunën e Istogut, konkretisht, drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sportit. Sipas tij, kompania e kontraktuar nuk ka shprehur interesim për të vazhduar punimet. “Jo nuk ka përfunduar, është ndërprere kontrata në muajin maj. Arsyeja është së kompania nuk ka shpreh interesim edhe pse ministri ka premtuar. Kemi qenë në takim na me punëkryesin, e ky i fundit i ka kërkuar paratë nga ministria, dhe ministri i ka thënë që paratë janë për ta përfunduar(palestrën), po prej asaj dite pas konferencës punëkryesi nuk ka krye asnjë punë”, tha Drin Sadikaj. Ndërkaq, ministria e udhëhequr nga Kujtim Gashi, për KALLXO.com ka thënë së punimet janë ndërprerë pasi që kjo ministri kishte propozuar që kontrata me këtë operator të ndërpritet për shkak të dinamikës së punës. “Meqenëse kontrata për zbatimin e punimeve me operatorin ekonomik për projektin e Palestrës Sportive në Istog, ka qenë e nënshkruar nga ana Komunës së Istogut, dhe duke pare që punimet nuk shkonin sipas planit dinamik të paraparë në kontratë, mbikëqyrësi i punimeve nga MKRS i ka propozuar komunës së Istogut shkëputjen e kontratës me këtë operator ekonomik’, ka thënë shefi i kabinetit, Samir Hoxha. Sipas tyre, si rezultat i kësaj tashme është hapur procedura e re e prokurimit për pjesën e mbetur të punimeve dhe janë të vendosur që ky objekt të përfundojë sa më parë. Gjithashtu kanë shtuar se kanë qenë të pakënaqur me mënyrën se si komuna e Istogut nuk ka kërkuar në të kaluarën përfundimin e këtij projekti sipas planit të parapara, dhe që sipas tyre, “është dashur t’i bëhet trysni nga ana e MKRS-se, që të përshpejtohet përfundimi i këtij projekti”. Në anën tjetër, kompania kontraktuese ‘DecorAl’ thotë për KALLXO.com së projekti është ndërprerë për shkak të mungesës së mjeteve financiare. “Ministria na ka thanë që janë paret, po kur kemi këqyrë ska pas kurrgjë. Për shkak të qasaj pagese na e kem marr një kredi në bankë në mënyrë që me kthy vonesat që kanë shkaktuar pesë-gjashtë muaj ditë pagesën nuk e kanë ekzekutu ata edhe na e kanë blloku neve xhirollogarinë e na nuk kemiP pas mundësi ma as me marrë kredi as kurrgjë. Në kuadër të qasej pagese ju kanë mbetur borxh 1 mijë e 500 euro ose 2 mijë nga maji i vitit të kaluar”, ka thënë bashkëpronari i kësaj kompanie, Sadik Osmani. Palestra sportive në Istog kishte nisur punimet rreth 13 vite më parë. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Ky projekt mbështetet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të Internews Kosova dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software