About: http://data.cimple.eu/claim-review/2417f8efb63052c2b0c100d2f1443e77a5c4068672c7e59b1e2d90d9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për kredi në emër të ‘OPT Credit’ Deklarata Qoftë i huaj në Kosovë apo i lindur në Kosovë, ky është shansi juaj. Aplikoni për kredi këtu dhe merrni atë në vetëm disa orë. Faleminderit Përshëndetje të mira Vlerësimi Rrenë Postimi “Qoftë i huaj në Kosovë apo i lindur në Kosovë, ky është shansi juaj. Aplikoni për kredi këtu dhe merrni atë në vetëm disa orë. Faleminderit Përshëndetje të mira”- është i rremë. Kjo faqe, në Facebook, i ka keqpërdorë ‘logot’ dhe ‘fotografitë’ e një Institucioni Postar dhe të Telekomunikimeve që operon në Kaledoninë e Re. Banka Qendrore e Kosovës thotë se “OPT Credit” nuk është e licensuar, në Kosovë si institucion financiar e, si rrjedhojë, nuk mund të japë kredi Artikulli Më 07.09.2024, faqja në Facebook, ‘OPT Credit’ (arkiva) ka publikuar një ofertë për kredi për qytetarët e Republikës së Kosovës. “Qoftë i huaj në Kosovë apo i lindur në Kosovë, ky është shansi juaj. Aplikoni për kredi këtu dhe merrni atë në vetëm disa orë. Faleminderit Përshëndetje të mira”- shkruan në këtë publikim. Krypometër ka kërkuar informacione në Facebook rreth kësaj faqeje, me ç’rast, rezulton se kjo faqe është krijuar në datën e njëjtë të publikimit të ofertës për kredi (më, 07.09.2024). Krypometrër ka verifikuar fotografinë e Profilit të OPT Credit (arkiva), përmes Google Images. Aty rezulton se kjo llogo, në të vërtet, i takon Kompanisë së Telekomunikimit, Zyrës Postare dhe Bankës (OPT-NC), e cila funksionon në Kaledonianë e Re, e cila është pjesë e Francës. Në faqen e OPT-NC-së, në Facebook, është e publikuar edhe faqja zyrtare e internetit e kësaj Kompanie. Në uebfaqen e tyre thuhet se OPT-NC siguron dhe mirëmban rrjetin e telekomunikimeve, bën shpërnarjen e postës, ofron shërbime financiare si dhe që ka një rrjet të shpërndarjes. Krypometër ka kërkuar në faqen e OPT-NC nëse kanë hapur ndonjë filiale në Kosovë apo nëse ofrojnë shërbime edhe në Kosovë. Megjithatë, aty nuk ka asnjë informacion për Kosovën. Për “OPT Credit”, Krypometër ka dërguar pyetje edhe te Banka Qendrore e Kosovës (BQK), e cila është përgjegjëse për licensimin dhe kontrollimin e institucioneve financiare në Republikën e Kosovës. Në një përgjigje me shkrim, BQK-ja ka thënë se“OPT Credit” nuk është e licensuar në Kosovë, si institucion financiar. “Publikimet e tilla, sikurse këto profile të Facebook-ut, nuk korrespondojnë me ndonjë institucion financiar të licensuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës. Andaj, postimet e tilla krijojnë paqartësi dhe rrezik për qytetarët. Me këtë, ju inkurajojmë që t’i shfrytëzoni të gjithat mënyrat, që i keni në dispozicion, për t’i larguar këto njoftime”- thuhet në përgjigjen e BQK. Bazuar në Ligjin për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jo-bankare, të gjitha institucionet që kanë të drejtë dhënien e kredive duhet të licensohen, paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës. Për licensim, nga BQK-ja, Institucioneve u kërkohen të plotësojnë një varg obligimesh që i kërkon Ligji.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software