About: http://data.cimple.eu/claim-review/2433ff63c6746520a07a6de25f980e2ccb45e1893a60b09093f50058     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar e presidentit të Serbisë Deklarata Epike Vuciq tu ndegju muzike shqip! E huç me radion Vlerësimi Rrenë Video e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me mbishkrimin “Epike Vuciq tu ndegju muzike shqip! E huç me radion” është e manipuluar. Vuçiq nuk ka dëgjuar muzikë në gjuhën shqipe, si është paraqitur në videon e publikuar nga faqja ‘Informata’ (arkiva). Në videon origjinale Presidenti i Serbisë Vuçiq flet për autostradën në Serbi, shpejtësinë e lëvizjes së makinave të tjera dhe dëgjon në radio një këngë në gjuhën serbe. Artikulli Më 7 shkurt 2024 faqja në Facebook ‘Informata’ (arkiva) ka publikuar një video (arkiva) të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq teksa është duke vozitur makinën. Kjo video është shpërndarë me mbishkrimin “Epike Vuciq tu ndegju muzike shqip! E huç me radion”. Në videomaterialin e shpërndarë nga kjo faqe dëgjohet një këngë tallava shqip me tekst derogator. Krypometër, përmes kërkimeve në Instagram, ka gjetur se videoja origjinale është shpërndarë për herë të parë më 8 dhjetor 2023 në profilin e Aleksandër Vuçiq në rrjetin social Instagram (arkiva) me mbishkrimin “Serbia është e bukur, më e bukura në të gjithë botën”. Në videon origjinale Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq flet për autostradën në Serbi, shpejtësinë e lëvizjes së makinave të tjera dhe dëgjon në radio një këngë në gjuhën serbe dhe jo si është paraqitur në postimin e bërë nga faqja ‘Informata’ (arkiva). Aleksandër Vuçiq është Presidenti i Serbisë që nga maji i vitit 2017. Ai kishte qenë kryeministër i Serbisë gjatë viteve 2014-2017. Vuçiq kishte shërbyer ndër të tjera edhe si Ministër i Informacionit në qeverinë e Mirko Marjanoviq, nga 1998 deri në vitin 2000. Aleksandër Vuçiq është shprehur kundër pavarësisë së Kosovës dhe ka deklaruar se nuk do ta njohë asnjëherë sovranitetin e Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 15.12.2022, kishte bërë kërkesë në NATO për kthimin e forcave serbe në Kosovë, me arsyetimin se KFOR-i nuk po e kryente misionin e tij për të mbrojtur qytetarët serb. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) e kishte refuzuar kërkesën e Vuçiqit për kthimin e trupave serbe në Kosovë. Vuçiq dhe Serbia janë akuzuar që qëndrojnë mbrapa sulmit terrorist ndaj Kosovës në rastin e sulmit terrorist në Banjskë më 24.09.2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software