schema:text
| - Rrena për shuarjen e familjes kosovare në një aksident në Gjermani
Deklarata
Vdes një familje në Gjermani si pasoj e një äksidènt trägjik!!!
Vlerësimi
Rrenë
Faqet e internetit dhe faqet në Facebook, me datë 1 shtator 2022, kanë shpërndarë një informacion me titull “Vdes një familje në Gjermani si pasoj e një äksidènt trägjik!!!”. Artikulli thotë se në një aksident që ka ndodhur në ditën e publikimit të artikullit kanë vdekur 3 anëtarë të një familjes kosovare që ishin duke udhëtuar për në Zvicerr. Por, ky informacion është i rremë, pasi me 1 shtator 20222 nuk ka ndodhur një aksident i tillë. I njëjti artikull, më të njëjtat të dhëna është shpërndarë edhe në qershor dhe mars 2022, tetor 2021. Ndërsa, aksidenti që është dhënë nga këto faqe ka ndodhur me 16 tetor 2020.
Artikulli
Faqet e internetit “web3.lajme.icu”, fakti.trendliveg24.com, news336media, më 1 shtator 2022, ka publikuar një artikull me titull: “Vdes një familje në Gjermani si pasoj e një äksidènt trägjik!!!”.
I njëjti artikull është shpërndarë në disa faqe në Facebook, si: Lajme Aktive, Informacioni, 33shi.com, Gazeta Dardania, Kumanova press, Qesh me lot, Gazeta Fakti, Football Kumanova1, Gazeta Online, News 336 Media, Lajme Fresh24, Lajme Online, Service Lajme, Bota Shqiptare, Gazeta 7, Koha Press, Gazeta Publiciteti, Gazeta Shqip, ART Media, Gazeta Albania, Indeksi shqip, Gazeta Shëndeti, N’Kosovë, Rilindja Online, Lajme Ekskluzive, Shqip Media, Gazeta Aktive, Lajme Flash.
Në shkrimin e publikuar në këtë faqe thuhet se një familje shqiptare janë aksidentuar në Zvicërr. Në këtë shkrim thuhet gjithashtu se qytetarët duhet të komentojnë në mënyrë që familjarët t’i shohin ato komente.
“Sot rreth orës 7 e 30 të mengjesit 1 familje shqiptare është përfshirë në një Äksidènt një veturë me targa të zvicrës duke go ditur një kamionetë në rrugë dhe për fat të k eq dhan shpirt në vend Targat e tij ishin me tabela D dhe pronari jetoi ne Dusseldorf te Gjermanise. Ko.mento Ngushllime Familjes pasi qe ata jane duke i shikuar komen.tet e ngushllimeve.LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK LAMEN DHE NGUSHELLOJE”- thuhet në faqen online web3.lajme.icu të publikuar me datën 01 shtator 2022.
Por, ky informacion është publikuar shumë kohë më parë. Me datë 16 qershor 2022, i njëjti informacion është shpërndarë edhe në disa faqe të Facebook, disa prej të cilave ishin të njëjta, sic janë: Gazeta Publiciteti, Lajme Online, Gazeta Shëndeti, Gazeta Fakti, ART Media.
Edhe faqja tjetër todaynews44.com ka shkruar për rastin e njëjtë me përmbajtjen e njëjtë. Dallimi në mes të këtyre shkrimeve është data e publikimit dhe shkrimi i publikuar në todaynews44.com është i datës 16 tetor të vitit 2021.
Data e shkrimit në faqen todaynews44.com përputhet me raportimet e mediave Gjermane për një aksident ku humbën jetën 3 persona në mes të lokacioneve Meersburg dhe Uhldingen-Mühlhofen.
Të dyja mediat kanë përdorur fotografi të njëjtë, e cila nuk është fotografi reale e aksidentit.
Në lajmin e publikuar në median Gjermane www.suedkurier.de thuhet se një makinë dhe një kamion janë përfshirë në një aksident të rëndë në autostradën federale 31. Në lajm thuhet se tre persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur. Lajmi në këtë media është i datës 16 tetor 2020.
Media Gjermane nuk ka treguar nacionalitetin e viktimave, por lajmi i njëjtë është publikuar edhe në median kosovare lajmi.net.
Në median lajmi.net thuhet se aksidenti ndodhi më 16 tetor 2020 në autostradën federale 31, midis lokaliteteve Uhldingen-Mühlhofen dhe Meersburg, trafiku mes një makine Audi dhe një kamioni.
|