schema:text
| - Rrena me fotografi të moderatorës
Deklarata
O ZOT SA E RE QE ISHTE,NGUSHLLIME FAMILJES/ Mjekët i marrin jetën 20-vjeçares që sa ishte bërë nënë, i dhanë ilaçet e gabuara: Kishte dhimbje!!!
Vlerësimi
Me kos
Ilustrimi i lajmit me titullin “O ZOT SA E RE QE ISHTE,NGUSHLLIME FAMILJES/ Mjekët i marrin jetën 20-vjeçares që sa ishte bërë nënë, i dhanë ilaçet e gabuara: Kishte dhimbje!!!” është i rremë. Foto e përdorur nga ky portal nuk përkon me titullin dhe artikullin. Artikulli është ilustruar me një fotografi të prezantueses së ATV-së, Adelina Hasani dhe këngëtarit Malsori. Por, artikulli nuk ka fare të bëjë më moderatoren Adelina Hasani. Ndërkohë, titulli është vendosë në atë mënyrë që lë të kuptohet se bëhet fjalë për personat që janë në foto.
Artikulli
Më 8 dhjetor 2022 faqja e internetit “Lajme Shqip” publikoi një shkrim me titull: “O ZOT SA E RE QE ISHTE, NGUSHLLIME FAMILJES/ Mjekët i marrin jetën 20-vjeçares që sa ishte bërë nënë, i dhanë ilaçet e gabuara: Kishte dhimbje!!!”
Artikulli është ilustruar me një fotografi të prezantueses së ATV-së, Adelina Hasani dhe këngëtarit Malsori.
Por, artikulli nuk ka fare të bëjë më moderatoren Adelina Hasani. Ndërkohë, titulli është vendosë në atë mënyrë që lë të kuptohet se bëhet fjalë për personat që janë në foto.
I njëjti artikull me po këtë ilustrim u shpërnda edhe në faqe tjera si: Service Lajme, Gazeta 7, News, Lajme Ekskluzive, Rilindja Online, Gazeta IN, Koha Press, 33shi.com, Lajme Aktive, Indeksi Shqip, Shqip Media, N’Kosovë.
I njëjti artikull qarkullon në internet që prej muajit qershor 2022, ndërsa flet për një ngjarje që kishte ndodhur në Angli në vitin 2018.
|