About: http://data.cimple.eu/claim-review/26e8f370f29d178e98568b60fece764a16ebdcfadf6265fdfb87f2ac     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Shmangia e kontekstit kohor në publikimin për Albin Kurtin Deklarata “Albin Kurti “Çon Peshë” Gjithë SHBA-ne/ S’ka më vende të lira, shiten biletat për “koncertin” e Kurtit në Ilinois”. Vlerësimi Me kos Prodhuesi i këtij informacioni e ka zhvendosur në kontekstin kohor informacionin duke i krijuar lexuesit pasaktësi të mëdha në përceptimin e informacionit. Gjatë publikimit të informacionit prodhuesit duhet ta ofrojnë kohën dhe kontekstin e saktë kohor kur po zhvillohet ngjarja. Publikimi i ngjarjeve të së kaluarës duke pretenduar se ato po ndodhin tani nuk është i lejuar me normat e etikës gazetareske. Artikulli Në faqen e internetit lajme.buzz me datë 11 gusht 2022 është publikuar informacioni me titull “Albin Kurti “Çon Peshë” Gjithë SHBA-ne/ S’ka më vende të lira, shiten biletat për “koncertin” e Kurtit në Ilinois”. E njëjta përmbajtje është publikuar edhe në faqet në facebook, Der Albaner më 11 gusht 2022, dhe faqet lajmebuzz,DerAlbaner,videointeresante,telegram.info,Ichbinalbaner,deralbaner+,Janinapress,infoglobale Përmbajtja e këtij lajmi është kontrolluar nga Krypometri dhe është konstatuar se prodhuesi i këtij informacioni e ka mashtruar lexuesin duke i dhënë informata të cilat janë publikuar katër muaj më parë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në muajin maj 2022 kishte qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë takim sipas “Komuniteti Shqiptar në Illinois-Albanian Community of Illinois”, bashkëatdhetarët që kanë dashur të takohen me Kurtin, duhet të kishin bileta për takim. Kjo ngjarje kishte ndodhur nw muajin maj ndwrsa publikuesit e identifikuar pretendojnw qw kjo ngjarje po ndodhw nw muajin korrik. Krypometri ka tentuar të verifikojë edhe postimin e Komunitetit Shqiptar të muajit maj 2022, mirëpo Qeveria e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij vlerësimi. Krypometri ka konstatuar se përkundër mungesës së përgjigjes nga qeveria, lajmi i publikuar në Der Albaner është i pavërtetë pasi kryeministri në muajin gusht nuk ndodhet në SHBA dhe nuk ka në agjendë një takim të tillë. Ripublikimi i informacionit të muajit maj 2022 duke e vendosur atë në kontekstin kohor të muajit gusht 2022 e bënë informacionin plotësisht të rremë dhe të nxjerrë nga konteksti.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software