About: http://data.cimple.eu/claim-review/292386e619aa575e45ba16d7aa6a2a976e422aeed8fad83c92e797a6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar për Ramush Haradinajn Deklarata “Ky është miliarderi më budall në botë, fytyrën e hajnit e ka” Vlerësimi Rrenë Është e manipuluar një video e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e publikuar, në Facebook, me mbishkrimin “Ky është miliarderi më budall në botë, fytyrën e hajnit e ka”. Në këtë video, është mbivendosur zëri i një gazetari, i cili flet për një person, që e ka harruar fjalëkalimin. Fjalëkalim ky i cili i mundëson qasje në 7,002 BitCoin, që sot kanë një vlerë prej rreth 650 milionë euro. Në video nuk flitet për ish-Kryeministrin, Ramush Haradinaj. Kryetari i AAK-së, Haradinaj, në deklarimin e fundit të bërë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ka deklaruar se vlera e pasurisë së tij është rreth 1,3 milion euro (shtëpi, vila, banesa e vetura). Artikulli Më 15.11.2024 një profil në Facebook ka publikuar një video (arkiva & arkiva & arkiva) të Kryetarit të Aleancës për Ardhëmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Video është publikuar me mbishkrimin “Ky është miliarderi më budall në botë, fytyrën e hajnit e ka”. Në videon e postuar dëgjohet ky narracion: “Ky është miliarderi më budalla në botë. Këtij tipit, që shihni këtu në foto, i kanë vënë nofkën si miliaderi më budalla në botë. Mendojeni pak! Ky tipi, akoma sot, vlen rreth 220 milionë dollarë. Por, për shkak të një gabimi shumë të trashë ai…”. Postimi ka marrë 783 mijë shikime, 5 mijë e 300 reagime dhe mbi 1 mijë komente. Ndër të tjera, Krypometër ka gjetur një video reale në të cilën flitet për Stefan Thomas, i cili, sipas një shkrimi të New York Times për fjalëkalimet e mbyllura që mbajnë pasuri milionëshe, ishte pasuruar duke mbledhur 7 mijë BitCoin. . Sipas këtij shkrimi të publikuar, në janar 2021, Stefan Thomas, programues me origjinë gjermane, i cili jeton në San Francisko, i kanë mbetur edhe dy përpjekje për të gjetur fjalëkalimin. Bazuar në vlerën e BitCoinit, më 28.11.2024, 7,002 BitCoin kanë vlerën e rreth 650 milionë dollarëve amerikanë. Fjalëkalimi mundëson hapjen e një hard disk-u të vogël, të njohur si ‘IronKey’, i cili përmban çelësat privatë, të një portofoli digjital, që ka 7,002 BitCoin. Problemi qëndron në faktin se Thomas, vite më parë, humbi letrën ku kishte shkruar fjalëkalimin për IronKey-in e vet Fjalëkalim ky i cili i mundëson përdoruesit 10 përpjekje para se të bllokohet dhe të kriptojë përmbajtjen përgjithmonë. “Thjesht rrija shtrirë në shtrat dhe mendoja për këtë” – tha Thomas. “Pastaj shkoja te kompjuteri me ndonjë strategji të re. Nuk funksiononte. Ndihesha përsëri i dëshpëruar”- ishte shprehur ai. Krypometër ka kontrolluar deklarimet e pasurisë që Ramush Haradinaj i ka bërë te Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2023-2024. Për vitin 2024, Haradinaj ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë 1.3 milionë euro, që përfshin prona, si: shtëpi, vila, banesa; si dhe para të gatshme mbi 70 mijë euro. Si pasuri të luajtshme ka deklaruar dy vetura, me vlerë 19 mijë dhe 8 mijë euro. Burimin e këtyre pasurive, Haradinaj e kishte deklaruar, si trashëgimi apo të fituar nëpër vite. Edhe në vitin 2023, Haradinaj e kishte deklaruar pasurinë. Nuk kishte ndryshime të theksuara në deklarimet e përvitshme që Haradinaj ka bërë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software