Titulli i rremë për frikën e shqiptarëve
Deklarata
Nuk keni për të besuar kur t’i lexoni kë fakte: Ja nga çfarë frikësohen shqiptarët
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Nuk keni për të besuar kur t’i lexoni kë fakte: Ja nga çfarë frikësohen shqiptarët” nuk është i bazuar në fakte. Përkundër paralajmërimit në titull, në artikull nuk është ofruar asnjë fakt që e mbështetë titullin. Derisa titulli flet për një frikë të shqiptarëve, brenda në artikull flitet për besëtytni.
Artikulli
Më 25 prill 2023 faqja e internetit “ShikoVideo” ka publikuar një artikull me titullin “Nuk keni për të besuar kur t’i lexoni kë fakte: Ja nga çfarë frikësohen shqiptarët”.
Në titull paralajmërohet se do të zbulohet një frikë që e kanë shqiptarët, mirëpo në artikull nuk ka informata për asnjë qytetar që flet për frikën.
Në artikull nuk ofrohet asnjë fakt siç pretendohet në titull. Ato për të cilat autori thotë se janë fakte janë vetëm disa besëtytni, për të cilat teksti thot se “frikësohen shqiptarët”.
Përmbajtja e tillë e titullit mund t’i shtyjë lexuesit që të klikojnë në link por e njëjta nuk është e bazuar as në deklarata e as në ndonjë fakt shkencor.