schema:text
| - Konstatimet e pambështetura rreth deklarimeve të Vuçiqit
Deklarata
Principet e hekurta të Albin Kurtit” – A do të arrihet marrëveshja me Serbinë pas deklaratave të tmerrshme të Vuçiqit?
Vlerësimi
Me kos
Konstatimet e bëra në titulli “Principet e hekurta të Albin Kurtit” – A do të arrihet marrëveshja me Serbinë pas deklaratave të tmerrshme të Vuçiqit?” nuk janë mbështetur me fakte në artikull. Në artikull në asnjë vend nuk përmendet asnjë deklaratë e Vuçiqit dhe as nuk argumentohet pse ndonjë deklarim i tij është i tmerrshëm.
Artikulli
Më 3 dhjetor 2022 faqja e internetit “FakteBuzz” ka publikuar një artikull me titull: “Principet e hekurta të Albin Kurtit” – A do të arrihet marrëveshja me Serbinë pas deklaratave të tmerrshme të Vuçiqit?”.
Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqja e Facebook-ut “Mirsevini”.
Përmes këtij titulli, faqja e internetit ka pretenduar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë deklarata të tmerrshme. Mirëpo, në artikull nuk përmendet asnjë deklaratë e thënë nga Vuçiq.
I tërë artikulli përmban vetëm përfolje dhe deklarata të dhëna nga analisti politik, Sulejman Mehazi për gazetën “Bota Sot” i cili sipas këtij artikulli, ka komentuar çështjen e takimit të radhës në Bruksel.
Në artikull është thënë se “në lidhje me këtë çështje, profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi thotë se, faktet deklarative të Serbisë thonë që nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare dhe se sipas tij, në takimin e radhës në Bruksel, Serbia nuk do të pajtohet me planin franko-gjerman”.
Në artikullin e publikuar në Bota Sot, Mehazi ka thënë: “Duke parë principet e hekurta të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ndaj sovranitetit të plotë të Kosovës, poashtu duke parë edhe deklaratat millosheviqiane serbe me rastin e njohjes së Kosovës detyrohemi të themi se jo që nuk do ketë marrëveshje përfundimtare, por pas takimit dhe më shumë do elektrizohet situata politike në mes Kosovës dhe Serbisë.”
|