About: http://data.cimple.eu/claim-review/2cbaca5deb0c3c075b0d9c1f131a7f7698c94646c1fc0a8ec6093e3d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pallati i Drejtësisë, Prishtinë. Foto: BIRN. Rrena për deklaratën e avokatit Skender Musa Deklarata Janë nxjerrë të gjitha bisedat në telefonin e Naim Murselit Vlerësimi Rrenë Publikimi me titull: “Janë nxjerrë të gjitha bisedat në telefonin e Naim Murselit” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burimin e informacionit se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është e manipuluar. Artikulli Portali “Ak Report” me date 18/12/2023 ka publikuar një lajm rreth ngjarjeve pas vrasjes së Liridona Ademajt. Titulli i lajmit pretendon se Policia e Kosovës ka arritur të nxjerrë bisedat telefonike që Naim Murseli i ka realizuar para vrasjes. Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion është i vërtetë. Fillimisht, Krypometër ka verifikuar nëse në provat që i janë dorëzuar gjykatës për ngjarjen në fjalë ka dëshmi që janë nxjerrë nga bisedat telefonike. Vendimi i gjykatës me numër PPRKR.nr.309/23 i nxjerrë nga Gjykata e Prishtinës nuk përmend se Policia ka arritur t’i nxjerrë telefonatat apo bisedat e Naim Murselit. Madje, sipas ligjit për përgjimet elektronike, bisedat telefonike nuk ruhen as në autoritetet telefonike, përpos në rastet kur telefonët janë nën përgjime. Vendimi në fjalë i gjykatës nuk përmend se telefonët ishin në përgjim nga Policia para vrasjes së Ademajt. Krypometër ka analizuar artikullin e “AK Report” dhe ka gjetur se artikulli është bazuar në një deklaratë të avokatit Skender Musa në të cilën ai ka thënë se Policia ka paisje për t’i nxjerrë SMS-ët. Krypometër me datë 26/12/2023 ka kontaktuar me avokatin Skender Musa për të kontrolluar nëse ai ka konfirmuar se Policia i ka nxjerrë bisedat. Musa në një përgjigje për Krypometrin pas shikimit të këtij lajmi është shprehur se lajmi është i pa saktë dhe se ka shtrembërim të prononcimit të tij. “Jo nuk është e saktë, asnjëherë nuk kam thënë dhe ata nuk kanë kontaktuar me mua, thjeshtë është shtrembërim i prononcimit tim dhe shpifje. Kam deklaruar se ka mundësi që të kthehen SMS-ët në shumë raste, por jo që bisedat janë nxjerrë deri tani”- ka thënë Musa për Krypometrin me datë 26/12/2023. Ai madje ka konfirmuar se në këtë fazë avokatët nuk mund të kenë informacione të kësaj natyre. “Nuk e di a janë nxjerrë mesazhet (SMS-ët) dhe a kanë pasë mundësi në rastin konkret dhe kjo çështje nuk dihet para se të ngritet aktakuza, sepse në fazë të hetimeve mbahen sekret”- deklaroi Musa për Krypometrin.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software