About: http://data.cimple.eu/claim-review/2d1943d2a98a6fea34cc7c9dcd66721fe23217ae7e29e797ea2d0a96     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena rreth reagimeve pas deklarimit të kryeministres së Serbisë Deklarata Serbet ne ankth/ Bërnabiq, presidentit gjerman: S’mund të diskutohen propozimet e reja pa u formuar Asociacioni Vlerësimi Me kos Më 29 nëntor 2022 disa faqe interneti publikuan një lajm me titull “Serbet ne ankth/ Bërnabiq, presidentit gjerman: S’mund të diskutohen propozimet e reja pa u formuar Asociacioni”. Brenda artikullit nuk ofrohet asnjë dëshmi apo deklarim se kryeministrja e Serbisë apo ndonjë prej zyrtarëve tjerë shtetëror serb të kenë thënë se serbët janë në ankth. Aty flitet vetëm për kërkesën e saj që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, pa të cilin nuk mund të diskutohen propozime të reja për dialogun mes dy vendeve. Artikulli Më 29 nëntor 2022 faqja e internetit DTV publikoi një lajm me titull ““Serbet ne ankth/ Bërnabiq, presidentit gjerman: S’mund të diskutohen propozimet e reja pa u formuar Asociacioni”. I njëjti lajm u publikua edhe në faqe tjera si: Pamfleti.com, Gazeta Parlamenti, Jeta në Prishtinë, TV Raposodet, Gazetta Drita, Zëri i Diasporës, KosovaLive, Gazeta NKosovë Brenda artikullit nuk ofrohet asnjë dëshmi apo deklarim se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se serbët janë në ankth. Aty flitet vetëm për kërkesën e saj që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, pa të cilin nuk mund të diskutohen propozime të reja për dialogun mes dy vendeve. Lidhur me temën për zbatim të marrëveshjes për asociacionin, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të enjten ka thënë se Kosova e ka për obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nëse nuk zgjidhet kjo çështje, do të ekzistojë një cikël i vazhdueshëm krize. I pyetur nëse ekzistojnë afate për formim të Asociacionit, ai ka thënë se kjo çështje duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software