About: http://data.cimple.eu/claim-review/2ed38b25881543b4537434e64b05f172cb7f6aec2842ad3e192bf100     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendime të rreme për shërim të sëmundjeve që shkaktojnë dhimbje të nyjeve Deklarata Dhimbja e kyçeve do të zhduket për 3 ditë Vlerësimi Rrenë Pretendimi se duke përdorur një krem “Dhimbja e kyçeve do të zhduket për 3 ditë”- është i rremë. Faqja në Facebook që e ka bërë këtë postim është hapur më 24.07.2024 dhe e njëjta e ka bërë postimin e njëjtë në disa gjuhë, me qëllimin e shitjes online të një produkti medicinal që në Kosovë nuk ka autorizim të marketingut, pra nuk është i lejuar të tregtohet. Disa prej sëmundjeve që shkaktojnë dhimbje të nyjeve janë të pashërueshme. Reumatologu Besim Demolli thotë se sëmundjet si osteoartriti, osteoporoza dhe frakturat osteoporotike, janë sëmundje kronike të pashërueshme dhe se të njëjtat trajtohen për menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Faqja në Facebook që e ka bërë këtë postim është hapur më 24.07.2024 dhe e njëjta e ka postuar këtë përmbajtje për shërim të nyjeve edhe në disa gjuhë të tjera. Artikulli Më 06.08.2024 faqja në Facebook ‘Medic Top1’ (arkiva) ka publikuar një artikull për shërimin e nyjeve me titull “Dhimbja e kyçeve do të zhduket për 3 ditë, përdorni dy herë në ditë”. Në këtë postim pretendohet se dhimbjet e nyjeve mund të zhduken duke përdorur një kremë. “Një mjek i njohur ka njoftuar se do të paguajë një milion euro për këdo që nuk mund të shpëtojë nga dhimbjet e kyçeve, ënjtjet dhe lëvizshmërinë e kufizuar falë një kremi të zhvilluar posaçërisht. Ky krem është krijuar për të reduktuar dhimbjet e kyçeve, për të përmirësuar funksionin e kyçeve dhe për të rivendosur lëvizshmërinë normale. Amputim për shkak të sëmundjes së këmbës! Unë ju jap një garanci 100% që brenda një jave, dhimbjet e kyçeve do të zhduken përgjithmonë dhe këmbët tuaja të shkëlqyera do të kthehen në një gjendje të shëndetshme. Aplikojeni kremin disa herë në ditë për të filluar procesin e rinovimit dhe përmirësimit të funksionit të kyçeve…”- shkruan në këtë postim. Faqja në Facebook që e ka bërë këtë postim është hapur më 24.07.2024 dhe e njëjta e ka postuar këtë përmbajtje për shërim të nyjeve edhe në disa gjuhë të tjera. Kur klikon në postimin në Facebook (arkiva) të dërgon tek faqja e internetit ‘alxk.jukadig.com’ (arkiva), e cila në përmbajtje të saj ka vetëm një krem “OsteAction”, i cili thuhet se kushton 39 euro nëse porositet në këtë faqe. Krypometër ka kërkuar te lista e produkteve që kanë autorizim marketingu në Kosovë, pasi neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale në Kosovë rezulton se produkti “OsteAction”, nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu. Për të verifikuar pretendimet e bëra në këtë postim, Krypometër ka biseduar me reumatologun Besim Demolli. Ai ka thënë se Osteoartriti, osteoporoza dhe frakturat osteoporotike janë sëmundje kronike të pashërueshme. “Trajtimi për këto sëmundje fokusohet në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Kjo përfshinë terapinë fizike për përmirësimin e forcës dhe fleksibilitetit, modifikimet në stilin e jetës, për menaxhimin e peshës dhe reduktimin e barrës në nyje, medikamentet për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale në raste të rënda”- ka thënë ai. Demolli ka thënë se është e rëndësishme të shmangen suplementet e paprovuara dhe të panevojshme dhe që nuk janë të parapara me protokole. Edhe internisti dhe reumatologu, Avni Krasniqi, ka thënë për Krypometër se ilaçin “OsteoAction” nuk e njeh, përderisa ka shpjeguar si trajtohen nyjet. “Barin në fjalë nuk e njoh dhe nuk e rekomandoj asnjëherë! Në fakt barnat me përdorim lokal siç është i lartë përmenduri (OsteoAction), nuk vepron në brendinë e nyjës!. Mjekimi i nyejve varet nga procesi i atakimit të tyre! Nëse kemi inflamacion në nyje, mjekimi bëhet me antiinflamatorë dhe steroide, në rast nevoje antibiotik! Nëse kemi shkatërrim të kërcit artikular, mjekimi behet me kondroprotektorë dhe acid hialurinik!”- ka thënë ai. Sipas tij, dhimbja e nyjeve trajtohet me barna kundër dhimbjes, qoftë me përdorim sistemik, nga goja, me injeksione intramuskulare dhe intravenoze, si dhe me përdorim intra- artikular, direkt me injeksion në nyje. “Përdorimi i kremave lokalisht kundër dhimbjes nuk është shumë i efektshëm!. Në paraqitjen e dhimbjes në nyje ndikojnë shumë faktorë, duke filluar nga pezmatimi i nyjes, degjenerimi i kërcit ndërnyjor, inflamacioni i mbështjellësit të nyjes, lëndimet e nyjes, e shumë e shumë shkaktarë të tjerë!”- ka thënë ai për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software