About: http://data.cimple.eu/claim-review/30af59c0dbb71d7e6dd3a7c995646548ea042b4b2a29389b1e867fdc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ekzagjerimi rreth dëmeve që vijnë nga konsumimi i lakrës Deklarata “Kurrësesi nuk duhet konsumohet lakra turshi nga personat qe vuajnë nga kjo sëmundje sipas specialistit të njohur..” Vlerësimi Me kos Alarmi i ngritur në artikullin me titull “Kurrësesi nuk duhet konsumohet lakra turshi nga personat qe vuajnë nga kjo sëmundje sipas specialistit të njohur..” është i ekzagjëruar. Vala Pupovci që është nutricioniste me profesion ka thënë se konsumimi i lakrës nuk është i ndaluar për personat e prekur me ndonjë sëmundje. Por, ajo ka thënë se personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut nuk preferohet të konsumojnë sasi të mëdha të lakrës. Artikulli me titull të ekzagjëruar nuk përmend asnjë sëmundje, përkundër faktit në titull paralajmërohet se në artikull do të tregohet për cilën sëmundje bëhet fjalë. Artikulli Më 17 dhjetor 2022 faqja “SuharekaNews” ka publikuar një lajm me titull “Kurrësesi nuk duhet konsumohet lakra turshi nga personat qe vuajnë nga kjo sëmundje sipas specialistit të njohur..”. I njëjti artikull është publikuar në faqet në Facebook si: “SuharekaNews”, “Mergimtarshqip”, “InForCulture”, “Onlinenews” dhe në faqen e Facebook “Ushqimet e Nënës”. Përderisa, në titull thuhet se lakra turshi nuk duhet të konsumohet assesi nga persona me një sëmundje të caktuar, por në artikull nuk përmendet se për cilën sëmundje bëhet fjalë. Artikulli citon një naturolog rus, Georgije Nazarov, i cili në fakt thotë se për shkak të përbërjes së lartë të kripës, konsumi i lakrës turshi mund të ketë efekt negativ. Madje në fund artikulli bie në kontradiktë me titullin e vet, duke thënë se lakra turshi, e cila është pa dyshim e dobishme duhet të konsumohet me kujdes. KALLXO.com ka kontaktuar me Vala Pupovci, nutricioniste. Ajo ka thënë se lakra turrshi nuk është produkt që ndalohet rreptësisht të konsumohet nga persona me sëmundje të caktuar. Ajo ka thënë se në lajm nuk permendet asnjë sëmundje, por ka dhënë sqarimet e saj për konsumin e lakrës. Sipas saj, personat që vuajnë nga presioni i lartë i gjakut duhet të konsumojnë sasi më të vogla të lakrës në turrshi për shkak të pranisë së madhe të kripës. “Fakti se ka sasi të lartë të kripës, dhe në këtë rast nuk preferohet përdorimi i tepërt i saj të personat që kanë për shembull probleme me shtypjen e lartë të gjakut”- ka thënë ajo.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software