About: http://data.cimple.eu/claim-review/3147ba0a8afc5b38de8bff94ed35393093d26c965be5a08b8e51f9c3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli dhe fotografia që e vënë në lajthitje lexuesin Deklarata LAJMI I FUNDIT: QëIIon me рushkë për të festuar në dasmë, νret nusen Vlerësimi Me kos Titulli dhe fotografia në informacion: “LAJMI I FUNDIT: QëIIon me рushkë për të festuar në dasmë, νret nusen” nuk është i saktë pasi ofron një fotografi të rreme, e cila bashkë me titullin krijon konstatimin se ngjarja ka ndodhur në Kosovë. Gjatë raportimit gazetarët duhet t’i ofrojnë lexuesit informacion të saktë përfshirë edhe informacionin që fotografia është ilustrim adekuat, e jo lajthitje. Artikulli Faqja online “news225media.com” ka publikuar një shkrim me titullin “LAJMI I FUNDIT: QëIIon me рushkë për të festuar në dasmë, νret nusen”. E njëjta përmbajtje është shpërndarë në disa faqe të Facebook-ut si “Jeta dhe Shëndeti”, “Tradita Shqiptare”, “Islami, feja jonë”. Shkrimi është ilustruar me një fotografi të një dasme në Kosovë, ndërsa paraqet një ngjarje e cila ka ndodhur në Iran. Në titull, kjo faqe e internetit nuk ka treguar se ngjarja ka ndodhur në Iran ndërsa duke paraqitur fotografinë e një dasme kosovare i ka mashtruar lexuesit pasi në fotografi nuk ka shënuar mbishkrimin që fotografia është një ilustrim. Bazuar në Kodin e Mediave të Shkruara të Kosovës, gazetarët nuk guxojnë të falsifikojnë materiale apo t’i vendosin ato në kontekstin e gabuar. Leximi i këtij informacioni ka krijuar përshtypjen se ngjarja ka ndodhur në Kosovë ndërsa publikuesi nuk është kujdesur që t’i ofrojë lexuesit një fotografi të rreme e cila nuk ilustron një dasmë të dhunshme. Vetëm pasi klikohet në lajm mund të kuptohet që në fakt ngjarja ka ndodhur në Iran. Fotografia me të cilën është ilustruar lajmi është marrë nga Telegrafi.com, më saktësisht nga reportazhi me titull Reportazh: Dasma te shqiptarët, shfaqja e jetës! (Foto/Video). Në këtë reportazh të Telegrafit pasqyrohet dasma e një familjeje në Kosovë me traditat dhe zakonet e kosovarëve. Në reportazhin e Telegrafit po ashtu janë të përfshira edhe fotografi të tjera të një dasme kosovare. Me standardet e gazetarisë, fotografia që e ilustron artikullin e ka historinë e vet dhe duhet të shpërfaqë atë që është shkruar brenda artikullit. Fotografia e përfshirë në një artikull duhet ta ketë edhe kohën kur është bërë ajo.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software