About: http://data.cimple.eu/claim-review/32f71725ec8f42a5bf9f3a2d13a47d1682da5cd7dc335085dddf2da2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Huqja e Prokurorisë për sasinë e heroinës së konfiskuar Deklarata “Janë ndaluar 4 persona… pasi dyshohet se janë përfshirë në shitblerje të substancave narkotike” dhe se “gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në 4 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar: 1,549.2 kg heroinë” Vlerësimi Rrenë Prokuroria Themelore e Gjilanit ia ka huqur sasisë së heroinës të sekuestruar në një aksion të përbashkët me Policinë e Kosovës. Ata fillimisht kanë raportuar se sasia e heroinës së sekuestruar është 1,549.2 kg, por më vonë ka rezultuar se kjo është e pa-saktë. Ata e kanë përmirësuar gabimin e bërë duke treguar se sasia e sekuestruar e heroinës ëshë vetëm 1,549.2 gr heroinë. Edhe Policia e Kosovës ka thënë se janë sekuestruar 1,549.2 gr heroinë. Artikulli Më 19 maj 2023, Prokuroria Themelore në Gjilan ka lëshuar komunikatë në të cilën thuhet se “janë ndaluar 4 persona… pasi dyshohet se janë përfshirë në shitblerje të substancave narkotike” dhe se “gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në 4 lokacione të ndryshme, janë sekuestruar: 1,549.2 kg heroinë”. Komunikata e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan është publikuar si lajm nëpër media të ndryshme me titullin se “Sekuestrohen mbi 1.5 kg heroinë”. Por, e njëjta prokurori e ka lëshuar një njoftim të ri në “Facebook” duke thënë se bëhet fjalë për “1,549.2 gr heroinë”, e jo siç kishte njoftuar më parë se janë 1 mijë e 549 kilogramë heroinë. Për të sqaruar sasinë e heroinës së sekuestruar njoftim ka lëshuar edhe Policia e Kosovës. “Gjatë kontrollit te katër të dyshuarit, janë gjetur dhe është konfiskuar në cilësi të provave materiale: Substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 1,549.2 gramë me vlerë rreth 34.400 euro”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës. Prokuroria ka ndaluar katër persona pasi të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në shitblerje të substancave narkotike të llojit kokainë dhe heroinë në qytetin e Gjilanit. Përveç heroinës, Prokuroria dhe Policia kanë gjetur dhe sekuestruar edhe 1,54.7 gramë kokainë mbi 2 mijë euro të gatshme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software