About: http://data.cimple.eu/claim-review/33fe389afdb9bbf64f870e8bcbf4da46d3d2a3149635bf3aaac9af52     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Bërlloku vazhdon të mbetet problem për Gjakovën Deklarata Ardian Gjini: “Veprimi i parë ka me qenë fillimi i pastrimit të qytetit, qyteti është jashtëzakonisht i ndotur me mbeturina… Menjëherë pas marrjes së mandatit qytetarët e Gjakovës do të shohin se qyteti do të pastrohet” Vlerësimi Me kos Komuna e Gjakovës nuk është pastruar ende, edhe pse kryetari Gjini kishte thënë se pastërtia e qytetit do të jetë vendimi i parë dhe prioritet i tij. Masat që janë marr nga Komuna e Gjakovës ende nuk e kanë dhënë rezultatin e pritur. Iniciativa e mirë e Komunës së Gjakovës për t’i gjobitur qytetarë që hedhin mbeturina nëpër vendet që nuk janë të destinuara për një gjë të tillë nuk ka dhënë shumë rezultate. Deri më tani është dënuar vetëm një person me 100 euro gjobë. Krypometri do të vazhdojë të monitoroj Komunën e Gjakovës për të parë nëse qyteti do të jetë më i pastër. Artikulli Turpërimi botëror mbi papastërtinë e një lumi në Gjakovë nxiti aksione jo zyrtare të pastrimit e tij. Në komunën ku pastërtia është shpall prioritet, po kërkohet ndihmë qytetare për ndëshkimin e ndotësve. Një fotografi e lumit ‘Erenik’ që u shpërnda nëpër botë ditë më parë paraqiti ndotjen e skajshme të tij. Kanali amerikan ‘National Geographic’ shpërndau në faqen e tyre zyrtare të Instagram-it një fotografi të këtij lumi ku duket ‘i spërkatur’ kudo me plastikë e materiale të tjera. “Dukej sikur në lum paralel i plastikës po lundronte përreth brigjeve të Erenikut”, thuhej në përshkrimin e fotos që u postua para një jave. Megjithatë, deri më tani reagim pati vetëm nga organizata ‘Let’s do it Kosova’ që planifikon të fillojë një fushatë të gjerë pastrimi që do të nis nesër me lumin ‘Erenik nga ora 11. “Nuk duhet të lejojmë që pamje si kjo të bëhen lajm ndërkombëtar për Kosovën. Është e turpshme që lumenj tanë të cilësohen si lumenj të plastikës, të mbushur me mbeturina, që janë hedhur nga qytetarët e papërgjegjshëm”, thuhet në njoftimin e organizatës. Ky lum megjithatë nuk paraqet problemin e vetëm me ndotje në Gjakovë. Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, para marrjes së mandatit të tij, në dhjetor të vitit të kaluar, kishte thënë se qyteti gjendet mjerueshëm sa i përket nivelit të papastërtisë. Për këtë çështje ai pati premtuar veprim të menjëhershëm për pastrimin e Gjakovës. “Veprimi i parë ka me qenë fillimi i pastrimit të qytetit, qyteti është jashtëzakonisht i ndotur me mbeturina. Menjëherë duhet të shihet se cila është çështja me kompanitë e angazhuara për pastrimin e qytetit. Mendoj se shenja e parë që do të ipet është pastërtia…mendoj se në shumë pak kohë menjëherë pas marrjes së mandatit qytetarët e Gjakovës do të shohin se qyteti do të pastrohet”, kishte thënë Gjini në debatin parazgjedhor. Në debatin parazgjedhor ishin shtruar si problematike disa lokacione të ndotura duke përfshirë lumin ‘Krena’. Po ashtu është ngritur shqetësim mbi deponinë ilegale në fshatin Shkukëz. Lidhur me këto Gjini kishte deklaruar se në këtë fshat nuk do të ketë më deponi ilegale të mbeturinave. “Jo, unë mendoj se deponi nuk duhet të ketë fare ilegale. Do të ndërtohen katër deponi të llojit të mbyllur”, tha ai. KALLXO.com ka vizituar lumin ‘Krena’ dhe fshatin Shkukëz ku janë parë ende mbeturina dhe ndotje. Komuna e Gjakovës megjithatë ka bërë përpjekje në drejtim të pastrimit të qytetit përmes një platforme për mbrojtjen e mjedisit ku parashihen gjoba për ndotësit. Ndotësit do të gjobiten nga 19 zyrtarë komunalë, ndërsa do të raportohet edhe nga qytetarët për të cilët është vënë në dizpozicion numri 049-926-998. Deri më tani në këtë komunë është shqiptuar një gjobë me shumën prej 100 euro. Në njoftimin e komunë u tha se ‘Çdo gjobë do të bëhet publike, ashtu siç është premtuar deri në arritjen e rezultatit final, atë për Gjakovën e pastër!’
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software