About: http://data.cimple.eu/claim-review/37bc3fe42c23eddd4ccbc2838f6e50f003154fed9cc446dec170c53e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për dyfishim të skemës sociale nga qeveria DeklarataMedia Vlerësimi Rrenë Titulli dhe përmbajtja e këtij lajmi janë të rrejshme. ““Super Lajm nga Qeveria e Kosovës për rritjen e socialit. Ja se sa do të merrni tani”– nuk e tregon realitetin. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës ka thënë se “nuk ka pasur dyfishimin e pagesës për fituesit e skemës të ndihmës sociale për periudhën maj-qershor 2022”. Artikulli Një lajm i publikuar në një ueb-faqe të quajtur “Toka Today News” thotë se Qeveria e Kosovës e ka miratuar një vendim për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës të ndihmës sociale për periudhën maj-qershor 2022. Informacioni i publikuar në këtë ueb-faqe ka titullin “Super Lajm nga Qeveria e Kosovës për rritjen e socialit. Ja se sa do të merrni tani”, dhe i njëjti është publikuar më datë 7 korrik 2022. Tutje aty pretendohet se personat të cilët e marrin socialin, do të kenë dyfishim të asistencës sociale për muajin maj dhe qershor. E më pas në artikull thuhet se i njëjti vendim do të merret edhe për muajit shtator dhe tetor. Në këtë artikull bëhet thirrje që përmes një aplikimi në një link, përkatësisht të klikohet reklama për ata që dëshirojnë të aplikohet për të përfituar mjetet. Ky informacion është i rremë. Nuk do të ketë dyfishim të asistencës sociale. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një prononcim për KALLXO.com ka thënë se nuk ka pasur asnjë vendim për dyfishim të pagesës për përfituesit e ndihmës sociale. “E konfirmoj që nuk ka pasur dyfishimin e pagesës për fituesit e skemës të ndihmës sociale për periudhën maj-qershor 2022”, tha ai për KALLXO.com. Ai ka thënë se me një postim në Facebook ishte detyruar të dëmantojë një lajm të ngjashëm edhe në fillim të muajit qershor. “Raportimet se Qeveria në mbledhjen e sotme dyfishoi ndihmat për skemat sociale dhe ndau 100 euro shtesë për pensionistët janë të pasakta. Kryeministri Kurti në fjalën e tij hyrëse nuk prezantoi masa të reja por vetëm po shpaloste masat e deritanishme që Qeveria ka marrë si përgjigje ndaj inflacionit në vend”, kishte shkruar zëdhënësi i qeverisë me 1 qershor 2022. Publikimi i informacione të rreme për gjoja ndarjen e ndihmave nga Qeveria, për dyfishime të pensioneve, për ndarjen e 300 eurove për personat e prekur nga COVID-i janë publikuar edhe në të kaluarën nga ueb-faqe të shumta.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software