About: http://data.cimple.eu/claim-review/3ae78f304367788be61fd096c04f8a8bfbf78700a1e5f9078a190dae     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Historia e sajuar si e vërtetë Deklarata “Unë kam kancer në fyt, i cili ka arritur një gjendje kritike që më dënon të vdes shëndoshë e mirë dhe kam 950,000 euro në një llogari bankare në Francë në bankën BNP Paribas” Vlerësimi Rrenë Postimi “Unë kam kancer në fyt, i cili ka arritur një gjendje kritike që më dënon të vdes shëndoshë e mirë dhe kam 950,000 euro në një llogari bankare në Francë në bankën BNP Paribas” është i rremë. Identiteti i personit që e ka publikuar këtë postim nuk mund të verifikohet nëse është real, pasi e ka të publikuar vetëm një foto dhe një postim të bërë më 22 mars 2023. Ajo në postim pretendonte se është me origjinë portugeze por që jeton në Francë, por postimin e kishte bërë në gjuhën shqipe. Numri që është i vendosur në këtë postim nuk mund të kontaktohet, ashtu si është rekomanduar. Ndërkohë, kjo faqe në facebook nuk është përgjigjur në mesazhet e dërguara. Artikulli Më 22 mars 2023, një faqe Facebook-u me emër “Celine darone”, ka publikuar një fotografi të gruaje të shtrirë në spital, e cila thoshte se nuk ka shpëtim prandaj dëshironte t’i dhuronte 950 mijë euro që i kishte në llogarinë bankare. Ajo në postim pretendonte se është me origjinë portugeze por që jeton në Francë, por postimin e kishte bërë në gjuhën shqipe. I njëjti është publikuar edhe në një grup të facebook-ut “Shqiperia e madhe”, por pa bashkëngjitur ndonjë foto. Në përshkrim, faqja pretendon se për shkak se vuan nga kanceri në fyt, ajo ka vendosur t’i dhurojë 950,000 euro nga llogaria e saj bankare për një person. Në këtë faqe është vendosur një numer i telefonit për të komunikuar në whatsup, mirëpo i njëjti numër nuk mund të kontaktohet sepse nuk është i regjistruar në këtë platformë. Në postimin e bërë, kësaj faqeje mund t’i shkruhet në mesazh privat, por askush nuk përgjigjet në pyetjet e dërguara. Postimi i publikuar është një histori e sajuar që tentohet të proklamohet si e vërtetë me qëllim të vjedhjes së të dhënave personale personave që e kontaktojnë përmes numrit të telefonit. Faqja në facebook nuk ka asnjë shkrim apo fotografi që mund të identifikojnë personin, përveç postimit në fjalë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software