About: http://data.cimple.eu/claim-review/3b6a58b28e8713e7036d984168974e36e5e6ecabb805a50bac9b994f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për Rusinë e për nëndetësen britaneze Deklarata Cfarë po ndodhë!! Rusia ne pa nike te madhe / Bisha nendetese e Mbretereshes futet ne perdorim , ja per ku eshte nisur.. Vlerësimi Rrenë Lajmi është i rremë, pasi që nuk ka asnjë burim të informacionit. Titulli është i hiperbolizuar dhe ka për synim që të nxisë lexuesin që të klikojë në të. Nuk ka asnjë argument që ‘Rusia është në panikë’ dhe se ‘nëndetësja e Mbretëreshës është futur në përdorim’. Lajmi është i publikuar dhe ripublikuar në kohën e invazionit Rus në Ukrainë dhe për shkak të interesimit të madh të opinionit që të lexojë për ngjarjet atje, lajmi është tipik ‘clickbait’, nuk ka asnjë burim të saktë. Artikulli Faqja në internet me emrin news308media.com, ka publikuar një lajm, duke pretenduar se Rusia është në panikë, për shkak të futjes në përdorim të një nëndetëse të Britanisë së Madhe. Lajmi është shpërndarë në Facebook nga faqe si: Lexo Sot me 16 gusht, e më herët me 9 gusht, 3 gusht, orë e çast news.com, prapë nga faqja Lexo Sot me 27 korrik, 20 korrik, 8 korrik, 14 qershor, 7 qershor, Informohu Shqip, Lexo Sot prapë me 31 maj, 25 maj. I njëjti lajm është publikuar edhe në faqen e internetit fakte.buzz, e që është shpërndarë në faqe të ndryshme të Facebook, si: Fresh Lajme, Gazetta Drita, Mirsevini, Pamfleti.com. Por që titulli i këtij lajmi është i rremë, i hiperbolizuar dhe pas asnjë referencë. Nuk ka asnjë burim të informacionit se ‘Rusia është në panikë’ dhe se ‘Britania ka futur në përdorim nëndetësen’. Në tekstin e lajmit flitet për ‘kërcënimin e Rusisë për luftë bërthamore’ dhe për ‘fuqinë ushtarake të Britanisë’, por teksti nuk përmban asnjë argument, burim apo referencë të informacionit të pretenduar në titull. Lajmi është publikuar dhe ripublikuar disa herë, pikërisht në kohën e invazionit rus në Ukrainë. Për shkak të interesimit të madh të opinionit të lexojë për ngjarjet në Ukrainë, lajmi është tipik ‘clickbait’, pasi prodhuesi i tij e ka ndërlidhur me luftën në Ukrainë, vetëm për të nxitur lexuesin të klikojë në të. Për më shumë, fotoja e përdorur si ilustrim i këtij artikulli është marrë nga një artkull i BBC i datës 10 dhjetor 2012, në të cilin flitet për problemet e prototipit të nëndetëses HMS Astute. Gjithashtu, lajmi përmban gabime drejtshkrimore, që prodhuesit e lajmeve të rreme e përdorin si taktikë që të mos identifikohen nga algorimet e Facebook, për identifikimin e lajmeve të rreme. Në mungesë të burimit, argumentit dhe referencës së informacionit, lajmi konsiderohet i rremë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software