About: http://data.cimple.eu/claim-review/3c8e1bb6bff59700549a417a146283fc403e7586675d54d0c6628d8f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë se deputeti Bekim Haxhiu merr pesë paga Deklarata “Bekim Haxhiu merr pesë paga, edhe pensionin invalidor” Vlerësimi Rrenë Postimi në Facebook që thot se “Bekim Haxhiu merr pesë paga, edhe pensionin invalidor”- është i rremë. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, në deklarimin e pasurisë për vitet 2023 dhe 2024 ka deklaruar dy paga, njërën si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe tjetrën si ligjerues në Kolegjin Rezonanca, si dhe pensionin invalidor. Haxhiu ka thënë se nuk i merr pesë paga dhe asnjëherë nuk i ka marrë aq paga sa pretendohet në këtë postim. Artikulli Më 18.10.2024 një profil në në Facebook ka publikuar (arkiva) një video në të cilën shihet deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, me mbishkrimin “Sheiku nga arabia saudite me pesë rroga”. “Bekim Haxhiu merr pesë paga, edhe pensionin invalidor”- shkruan poshtë videos që Haxhiu shihet më një mbulesë të sheikëve. Në këtë video dëgjohet duke folur shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. “Imagjinojeni kur dalin dhuratat për fëmijët e Radoiçiqit, nga zyrtarët dhe udhëheqësit, imagjinojeni kur dalin kush e ka vizitu e përuru përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit, imagjinojeni….”- dëgjohet duke thënë Kusari-Lila. Përmes kërkimit në internet, Krypometër ka gjetur se këtë deklaratë Kusari-Lila e ka dhënë në seancën e Kuvendit të Kosovës më 10.10.2024. “Imagjinoni kur të dalin dhuratat për fëmijët e Radoiçiqit, për zyrtarë e udhëheqës. Asnjë rritje nuk u është bërë veteranëve sa keni qenë në pushtet. Milionera, a jeni ju mirë?”- thotë ndër të tjera Kusari-Lila. Krypometri po ashtu ka kërkuar në profilin e Haxhiut në Facebook, nëse ka të publikuar ndonjë fotografi me rroba tradicionale të Arabisë Saudite. Në profilin e Haxhiut nuk gjendet asnjë fotografi e tillë. Krypometër përmes kërkimit në PimEyes ka gjetur se në këtë video është përdorur fotografia e deputetit Bekim Haxhiu që është publikuar nga Kuvendi i Kosovës. Fotografia është manipuluar duke ia vendosur një mbulesë që përdoret nga sheikët. Ndërsa për pretendimin se deputeti Bekim Haxhiu i merr pesë paga, Krypometër ka kontaktuar vet deputetin i cili e ka mohuar këtë gjë. “Jo, nuk i marr pesë paga as nuk i kam marrë kurrë pesë paga në muaj. as nuk ta mundëson sistemi, unë jam profesor në Rezonancë dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, i plagosur në luftë, pensionin invalidor që më takon e jap për bamirësi, bursa për studentë dhe ndihmë qytetarëve”- ka thënë Haxhiu për Krypometër. Në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të obliguar që çdo vit të deklarojnë pasurinë e tyre, duke përfshirë të hyrat vjetore dhe burimin e tyre. Krypometër ka kontrolluar deklarimin e pasurisë që e ka bërë Bekim Haxhiu në vitin 2023 dhe 2024. Nga këto të dhëna rezulton se ai kishte tri burime të të hyrave, pagën dhe mëditjet nga Kuvendi i Kosovës për punën e tij si deputet, pagën nga Kolegji Rezonanca si dhe pensionin si invalid i luftës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software