Postimi i rremë për mos-pranim të rezultatit të zgjedhjeve nga opozita
Deklarata
Listes Serbe po i mungon Qeveria e PDK-se, LDK-se dhe AAK-se. Te gjithe keto parti nuk dëshirojnë dhe nuk munden ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021
Vlerësimi
Rrenë
Postimi “Listes Serbe po i mungon Qeveria e PDK-se, LDK-se dhe AAK-se. Te gjithe keto parti nuk dëshirojnë dhe nuk munden ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021” është i rremë. Në artikull nuk është ofruar asnjë dëshmi që partisë Lista Serbe po i mungojnë partitë opozitare. Partitë opozitare (PDK, LDK dhe AAK) e kanë pranuar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke përfshirë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021.
Artikulli
Më 19 maj 2023 faqja “Pelqeje faqen nese e perkrahe Albin Kurtin per kryeminister” ka postuar një fotografi të partisë Lista Serbe më mbishkrim “Listes Serbe po i mungon Qeveria e PDK-se, LDK-se dhe AAK-se. Te gjithe keto parti nuk dëshirojnë dhe nuk munden ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021”.
Ky postim në këtë grup ka marrë 36 reagime, 20 komente dhe 3 shpërndarje. Në postim është thënë se “Listes Serbe po i mungon Qeveria e PDK-se, LDK-se dhe AAK-se”, mirëpo nuk ka paraqitur asnjë qëndrim apo deklarim nga zyrtarët e kësaj partie për të mbështetur këtë konstatim.
Përveç kësaj, në postim është thënë se “te gjithe keto parti nuk dëshirojnë dhe nuk munden ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve te 14 shkurtit 2021” por nuk është dhënë asnjë dëshmi për këtë.
Partitë opozitare në Kosovë si PDK, LDK dhe AAK i kanë pranu rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 14 shkurt 2021. Këto parti po e bëjnë opozitën ndaj qeverisë Kurti dhe deri më tani asnjë nga këto nuk ka deklaruar se nuk e njeh Albin Kurtin për kryeministër.