schema:text
| - Ilustrim dhe konstatimet e pabazuara për sulmin e NATO-së ndaj Serbisë
Deklarata
Serbia do të detyrohet ta njeh Kosovën, NATO do ta suImojë edhe një herë
Vlerësimi
Me kos
Fotografia dhe titulli i artikullit “Serbia do të detyrohet ta njeh Kosovën, NATO do ta suImojë edhe një herë” ka prodhuar një informacion të pasaktë. Përkundër që artikulli është ilustruar me fotografinë e ish-Presidentit, Bill Clinton dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në artikull nuk përmenden fare. Përveç kësaj edhe përfundimet e dhëna në këtë artikull “NATO do ta suImojë edhe një herë Serbinë” nuk janë të bazuara në fakte.
Artikulli
Më 3 shkurt 2023 faqja e internetit ‘web.news34posts.com’ ka shpërndarë një artikull me titull: “Serbia do të detyrohet ta njeh Kosovën, NATO do ta suImojë edhe një herë”. Ky artikull është ilustruar me një fotografi të ish-presidentit të SHBA-së, Bill Klinton, si dhe një fotografi e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe në mes tyre ka foto të disa bombardimeve.
Përkundër që artikulli është ilustruar me fotografinë e ish-Presidentit, Bill Clinton në artikull nuk përmendet fare i njëjti.
Në artikull flitet për një deklarim të analistit Nexhmedin Spahiu, i cili ka thënë “Serbia do të detyrohet ta njeh Kosovën”, duke e komentuar një status të profesorit dhe publicistit Milazim Krasniqi.
“Serbia do të detyrohet ta njeh Kosovën pasi ta ketë bobarduar NATO edhe njëherë.” – ka komentuar Spahiu. E një gjë e tillë e ka çuditur edhe profesor Krasniqin. “Nexh, nuk ka nje plan te atille ne horizont. Plani eshte qe Serbia te joshet nga Perendimi, jo te bobard,ohet.”– shkroi Krasniqi.”- thuhet në tërë artikullin.
|