About: http://data.cimple.eu/claim-review/46982dba43c0b2a581645d03e5d92abdf56c9b74484b8155854ef86a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se OSBE-ja i ka reaguar Serbisë Deklarata OSBE i reagon serbise pas ngjarjeve te fundit ne Veri Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Titulli “OSBE i reagon serbise pas ngjarjeve te fundit ne Veri” nuk është mbështetur në faktet që janë pjesë e këtij artikulli. OSBE-ja nuk i ka reaguar Serbisë pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri. Por, kjo organizatë e ka dënuar sulmin ndaj një ekipi të televizionit Klan Kosova në Zubin Potok, i ka cilësuar si të papranueshme sulmet ndaj profesionistëve të mediave që raportojnë për ngjarjet në veri të Kosovës Artikulli Më 26 dhjetor 2022 faqja e internetit web.news34posts.com ka publikuar një artikull me titull: “OSBE i reagon serbise pas ngjarjeve te fundit ne Veri”. Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja Hitshqipvideo më 27 dhjetor 2022 dhe nga Lajme Shqip – Nike më 27 dhjetor 2022. Artikulli flet për reagimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) lidhur me sulmin ndaj një ekipi të televizionit Klan Kosova në veri të Kosovës. Në artikull nuk është mbështetur me fakte konstatimi i bërë në titull se “OSBE i reagon serbise pas ngjarjeve te fundit ne Veri”. Reagimi ndaj Serbisë nuk është shprehur as në postimin që e ka bërë faqja e Misionit të OSBE në Kosovë. “Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon ashpër sulmin e sotëm ndaj një ekipi të televizionit Klan Kosova në Zubin Potok. Ky është sulmi i katërt që nga fillimi i dhjetorit ndaj profesionistëve të mediave që raportojnë për ngjarjet në veri të Kosovës. Këto sulme janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Siguria dhe siguria e gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre profesionale duhet të mbrohet në çdo kohë. U bëjmë thirrje të gjithëve që të përmbahen nga aktet e dhunës” – është reagimi i plotë i postuar nga OSBE. Pra, përmes këtij shkrimi kjo organizatë e ka dënuar sulmin ndaj një ekipi të televizionit Klan Kosova në Zubin Potok, i ka cilësuar si të papranueshme sulmet ndaj profesionistëve të mediave që raportojnë për ngjarjet në veri të Kosovës dhe ka bërë thirrje që të gjithë të përmbahen nga aktet e dhunës, mirëpo në asnjërën pjesë të këtij reagimi nuk përmendet Serbia.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software