schema:text
| - Raportimi i rremë se foshnjet flasin dy orë pas lindjes
Deklarata
E pa.besueshme/ Shikoni si flasin binjaket e lindur 2 or me pare ndermjet veti”
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i lajmit “E pa.besueshme/ Shikoni si flasin binjaket e lindur 2 or me pare ndermjet veti”, është i rremë. Në videon që është bashkëngjitur në lajm, shihet që fëmijët nuk flasim, por vetëm bëjnë mimika të zakonshme për foshnjet. Sipas të dhënave, foshnjet zhvillojnë sensin e komunikimit 4 deri 6 muaj pas lindjes, derisa fjalët e para shqiptohen gati 1 vit pas lindjes.
Artikulli
Më 18 korrik 2022, portali thenews48hr.com publikoi një artikull më mbishkrimin “E pabesusheme/Shikoni si flasin binjakët e lindur 2 or më parë ndërmejt veti”. Këtij artikulli i është bashkangjitur edhe një video ku shihen dy foshnje.
Titulli i kësaj video është i rremë. Ashtu siç shihet edhe në video, foshnjet nuk ‘flasin’ siç është përshkruar në titull si diçka e pabesueshme. Në video foshnjet shihen teksa hapin gojën dhe bëjnë mimika si çdo foshnje.
Sipas të dhënave, foshnjet nisin komunikimin mes moshës 12-18 muaj, por komunikimi verbal mund të vërehet edhe më herët se kjo periudhë.
Sipas një shkrimi në Babycenter, foshnjat mund të njohin emrin e tyre nga periudha 6 muajshe, kurse nga ajo 12 muajshe mund të kuptojnë komandat e thjeshta në të folur, p.sh fjalën “Jo”, madje disa edhe fillojnë të tundin kokën në shenjë mohimi.
I vetmi komunikim që mund të bëj një foshnje nga dita e parë e lindjes është të qajë, që sipas mjekëve është tregues i nevojave të foshnjës, si uria, dhimbjet, apo ndonjë parehati tjetër.
|