About: http://data.cimple.eu/claim-review/4a9fa3198ffb6197b9416075ccafb5f37f26e79641bb94baeb78cda0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e shembjes së objektit nga tërmeti në Turqi paraqitet si ngjarje aktuale Deklarata Çfar po ndodh me botën?? Vlerësimi Me kos Video në të cilën shihet një ndërtesë duke u rrënuar me përshkrimin “Çfar po ndodh me botën??” nuk ka ndodhur në vitin 2024, si është raportuar në disa faqe në Facebook. Kjo video është shpërndarë pa kontekst dhe pa treguar arsyen e shembjes së objektit. Krypometër ka gjetur se video është xhiruar në Turqi në kohën e tërmetit të vitit 2023 që la rreth 42,000 persona të vdekur. Artikulli Më 24.04.2024, faqja në Facebook “Ç’kemi News_Sport” (Arkivi) ka shpërndarë një video në të cilën shihet një ndërtesë duke u rrënuar me përshkrimin “Çfar po ndodh me botën??”. Kjo video më pas është shpërndarë edhe në faqet e tjera të Facebook “Bledi Çamëria” (Arkivi) dhe “I Përulem Flamurit I Shërbej Atdheut” (Arkivi), e po ashtu grupet “Bukuroshet&Bukuroshat” (Arkivi), “Ç’kemi News_Ufo_s” (Arkivi). Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër ka kontrolluar faqen e “Shërbimi Meteorologjik Shtetëror të Turqisë” dhe aty nuk është raportuar, se më 23 dhe 24 prill 2024 të ketë ndodhur ndonjë tërmet me dridhje të forta që ka shkaktuar shembje të objekteve. As mediat kryesore në Turqi nuk kanë raportuar për ndonjë tërmet apo shembje të objekteve gjatë muajit prill të vitit 2024 (shih këtu dhe këtu). Përmes kërkimeve në “Google Fact Check Tools”, Krypometër ka gjetur se pamjet e publikuara nga kjo faqe për herë të parë janë publikuar në rrjetet sociale më 07.02.2023. Rrënimi i ndërtesës që shihet në video ka ndodhur për shkak të tërmetit që kishte ndodhur më 06.02.2023 e që kishte goditur Turqinë dhe Sirinë (Arkivi). Tërmeti i parë ishte 7.7 shkallë të Rihterit, e më pas ishte përcjellë disa orë më vonë nga një tërmet 7.6 shkallë. “TRT Haber”, media në Turqi, kishte raportuar se pamjet tregojnë shembjen e një ndërtese pas tërmetit në Turqi, të cilat ishin xhiruar nga një punëtor që punonte në të njëjtin objekt. Kombet e Bashkuara (Arkivi) i kishin kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti që ka lënë të vdekur mbi 42,000 njerëz në Turqi e Siri. “Sot Kombet e Bashkuara janë duke bërë thirrje për ndihmë humanitare prej 1 miliard dollarësh për popullin e Turqisë, që është duke vuajtur nga tërmeti më shkatërrues që e ka goditur këtë shtet në shekullin e fundit”- kishte thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres më 17.02.2024. Ai kishte shtuar se rreth 5.2 milionë njerëz kanë nevojë për këto fonde.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software