schema:text
| - Rrena rreth ceremonisë së varrimit të Sokol Halilit
Deklarata
CILI HOXHË DO TA KRYEJË CEREMONINË E VARRIMI TË SOKOL HALILIT?
Vlerësimi
Me kos
Titulli “CILI HOXHË DO TA KRYEJË CEREMONINË E VARRIMI TË SOKOL HALILIT?” është në shpërputhje me përmbajtjen e artikullit. Në artikull nuk ka përgjigje për pyetjen e parashtuar në titull, pra nuk tregohet se cili hoxhë do ta kryejë ceremoninë e varrimit të Sokol Halilit. Në artikull nuk është cituar asnjë burim që mund të kontestojë çështjen e ceremonisë së varrimit të Sokol Halilit me rite fetare.
Artikulli
Më 4 dhjetor 2022 në faqen e internetit “gazetaalba.info” është publikuar një artikull me titull “CILI HOXHË DO TA KRYEJË CEREMONINË E VARRIMI TË SOKOL HALILIT?”.
I njëjti artikull është shpërndarë në Facebook, në faqen “Kosova Jonë” dhe “Pemë E Jetes”.
Në artikull tregohet historiku i vrases së ish-bashkëshortes shtatzënë, Hamide Magashi nga Sokol Halili, si dhe vetëvrasjen e këtij të fundit i cili ishte duke u kërkuar nga policia.
Shkrimi vijon me njoftimin e familjes së Sokol Halilit për varrimin e tij, në të cilin thuhet se njoftimi bën të ditur që varrimi bëhet me 4 dhjetor 2022 në ora 12:00 në Lagjen e Pajtimit.
Mirëpo, në artikull nuk ka përgjigje për pyetjen e parashtuar në titull, pra nuk tregohet se cili hoxhë do ta kryejë ceremoninë e varrimit të Sokol Halilit.
Në artikull thuhet se “siç mësohet, ceremonia e varrimit do të bëhet me rite islame si pas traditës, mirëpo ende nuk është bërë e ditur se cili hoxhë do ta bëjë këtë, apo edhe nëse do ta bëjë ndonjë”.
Pra, ngritën dilema edhe pse nuk thirren në asnjë burim për këtë dilemë.
Artikulli përmbyllet duke treguar se në momentin kur Sokol Halili ishte kthyer në shtëpi ai ua kishte dorëzuar një letër familjarëve të tij. Sokol Halili ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij, e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë.
Pas më shumë se 40 orësh në arrati, policia kishin arritur ta lokalizonin vendndodhjen e Sokol Halilit dhe ndërmorrën edhe aksionin për arrestimin e tij. Halili dyshohet se kreu vetvrasje më 2 dhjetor 2022, në fshatin Davidoc të Komunës së Shtimes.
|