About: http://data.cimple.eu/claim-review/4bf2ccb9dc982ceed43c2fed89fc824b120aac8c520a50eeb5105f17     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmi i rremë për terroristin e katërt të vrarë në Banjskë Deklarata Terorristi i katërt serb, i cili u gjet i vrarë sot Vlerësimi Rrenë Informacioni i publikuar nga faqja “Llapianet” në Facebook për terroristin e katërt të vrarë në Banjskë të Zveçanit, i shoqëruar edhe me një fotografi, është i rremë. Informacionet zyrtare, Policia e Kosovës dhe ministri i MPB-së, konfirmuan më 24/09/2023, se janë regjistruar tre terroristë të vrarë në fshatin Banjskë. Artikulli Më 25 shtator 2023 faqja e Facebook-ut “Llapianet” publikoi një fotografi në të cilën shihet një trup i shtrirë dhe pranë tij edhe një armë zjarri. Materiali shoqërohet me mbishkrimin “Terorristi i katërt serb, i cili u gjet i vrarë sot!”. Krypometri më 27/09/2023 verifikoi nëse informacioni i publikuar nga faqja “Llapianet” është i saktë. Nga informacionet e deritanishme zyrtare, në Banjskë të Zveçanit nga shkëmbimi me armë zjarri mes grupit terrorist dhe Policisë së Kosovës, kanë vdekur tre terroristë. “Deri më tani, sipas informacioneve nga terreni, tre sulmues janë vrarë, janë arrestuar dy sulmues dhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grupin terrorist”– thuhet në njoftimin e forcave të rendit më datë 24/09/2023. Të dhënat e njëjta i konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në paraqitje para mediave. “Ne i kemi gjashtë të arrestuar, dy nga ta të plagosur me uniformë, të armatosur dhe katër të tjerë që ishin në mbështetje të këtij operacioni me radiolidhje si dhe së paku tre sulmues të vrarë për të cilët janë duke u bërë procedurat e verifikimit”- tha ministri Sveçla më 24/09/2023. Më 24 shtator 23 rreth orës 03:00 të mëngjesit, një polic me gradën rreshter u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me një grup terroristësh në Banjskë të Zveçanit. Policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe të armatimit pasi terroristët ikën nga manastri i Banjskës të Zveçanit. Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi si vepër penale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software