About: http://data.cimple.eu/claim-review/4d1862c1d63cc20dc2e97315ec8c85dd0551d8854647eb54efbeec44     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Prezantimi i rrejshëm i mjekëve izraelitë nga faqe të dyshimta për të promovuar produkte Deklarata Trajton problemet e shikimit dhe ju lejon të rivendosni shikimin perfekt në çdo distancë. ✅ Shikim perfekt në 1 muaj, ✅ Nuk keni më nevojë për syze Vlerësimi Me kos Është i rremë pretendimi se duke përdorur një produkt të caktuar “trajton problemet e shikimit dhe ju lejon të rivendosni shikimin perfekt në çdo distancë. ✅ Shikim perfekt në 1 muaj, ✅ Nuk keni më nevojë për syze”. Në këtë postim janë përdorur fotografi të mjekëve që nuk janë të specializuar në oftamologji. Oftalmologu Ermal Dida thotë se shikimi i humbur nuk mund të rikthehet, vetëm në rastet kur humbja është për arsye të perdes (kataraktit) atëherë pas operacionit kthehet shikimi. Artikulli Më 15.08.2024 faqja në Facebook ‘Сonsejos de salud’ (arkiva) ka publikuar një postim përmes të cilit pretendon se duke përdorur një produkt të caktuar mund të përmirësohet shikimi brenda një muaji dhe më të mos ketë nevojë për syze. “NUK KA MË SHUMË PROBLEME VIZIONI 🟢 Është një ilaç 100% natyral që trajton problemet e shikimit dhe ju lejon të rivendosni shikimin perfekt në çdo distancë. ✅ Shikim perfekt në 1 muaj, ✅ Nuk keni më nevojë për syze, ✅ Lehtëson tensionin dhe dhimbjen në sy, ✅ Mirupafshim miopi, katarakte dhe glaukoma”- shkruan në këtë artikull. Në këtë artikull në Facebook është publikuar edhe një fotografi e një doktori, të cilën Krypometër ka arritur që përmes ‘Pimeyes.com’ ta verifikojë se i përket Alexander Simon, i cili është drejtor i departamentit për IVF në Spitalin e Izraelit, që s’ka të bëjë asgjë me oftamologji. Kur klikon mbi këtë artikull të dërgon tek ueb-faqja ocaps.lijyr.com (arkiva), ku është i publikuar vetëm produkti i quajtur “O Caps”, që pretendohet se përmirëson dhe rikthen shikimin. Çmimi i këtij produkti është 39 euro dhe mund të porositet online duke i vendosur të dhënat si emrin dhe numrin e telefonit. Krypometër ka kërkuar edhe tek lista e ilaçeve që kanë autorizim marketingu në Kosovë nëse i njëjti është i lejuar për t’u shitur dhe tregtuar në Kosovë, por në listën e produkteve me autorizim marketingu të Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale nuk është “O Caps”. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thot se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Këto pretendime të artikullit Krypometër i ka verifikuar edhe me oftamologun Ermal Dida, i cili ka thënë se zakonisht shikimi i humbur nuk mund të rikthehet. Ai ka thënë se ka raste kur kthehet shikimi, por vetëm pas operacionit. “Zakonisht jo, nëse është shikim i humbur nuk kthehet. Nëse humbja është për arsye të perdes (kataraktit), atëherë pas operacionit kthehet, pra e gjitha varet për cilën arsye ka ardhur deri tek humbja e shikimit”- tha Dida, dhe ka rekomanduar që të mos përdoren ilaçe për këtë gjë pa rekomandim të mjekut. “Rekomandimi im është që kursesi të përdoren terapi për sy pa u konsultuar me oftamologë”- shtoi ai. Kryepometër ka pyetur edhe specialistin e farmacisë klinike, Astrit Haxhijaha, i cili ka thënë se “O Caps” është suplement e jo ilaç.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software