About: http://data.cimple.eu/claim-review/4ec012ae2c045c2db0614483aa0fe43044294311b2d08f4ee2e783b0     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrimi: KALLXO.com Lajmi i rremë rreth njohjes së Kosovës nga 5 vendet anëtare të BE-së Deklarata Artikulli ka titullin “Urime! Vucic tranohet, 5 shtete të BE-së do ta njohin Kosovën, Kurti flet për anëtarësimin në BE” i publikuar në mars dhe në prill të këtij viti. Vlerësimi Rrenë Lajmi për njohjen e Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës është i rremë. Ky lajm i publikuar me këtë titull është në shpërputhje me përmbajtjen e tekstit. Në artikull nuk përmendet fare njohja e mundshme nga vendet e BE-së apo presidenti serb Vuçiq. Artikulli Nëpër disa ueb-faqe është publikuar një titull me pretendimin se pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pritet të bëjnë një gjë të tillë. Aty gjithashtu vlerësohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i shqetësuar për këtë gjë. Artikulli ka titullin “Urime! Vucic tranohet, 5 shtete të BE-së do ta njohin Kosovën, Kurti flet për anëtarësimin në BE” i publikuar në mars dhe në prill të këtij viti. Ndërkaq, në artikull nuk përmendet njohja e mundshme nga vendet e BE-së apo presidenti serb Vuçiq. Aty vetëm citohet kryeministri Albin Kurti në lidhje me kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në BE. Në anën tjetër, zyrtarisht së fundi nuk ka pasur ndonjë paralajmërim se pesë vendet anëtare të bllokut evropian do të njohin Kosovën si shtet të pavarur. Pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur ende pesë vendet anëtare të BE-së, Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia. Kosova gjithashtu nuk gëzon liberalizimin e vizave dhe nuk është pjesë as e Këshillit të Evropës dhe as OKB-së. ‘HaIIakatet’ Vuciq, 5 shtete të BE-se do ta njohin Kosovën, Kurti flet për anëtarësimin në BE
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software