About: http://data.cimple.eu/claim-review/4f1582a093b78489acf7b914aa81121519d65ae696fdb9e4a769dfb3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i rrejshëm i emrave të doktorëve nga faqe të krijuara në Ukrainë Deklarata Dëshironi të dini emrin e mjetit që do të eliminojë prostatitin për vetëm 1 javë, madje edhe në moshën 65 vjeç? Vlerësimi Rrenë Infografika më konstatimet “Dëshironi të dini emrin e mjetit që do të eliminojë prostatitin për vetëm 1 javë, madje edhe në moshën 65 vjeç?”- është e rreme. Në këtë postim citohet Arben Hoxha, kinse si urolog dhe androlog, por në Kosovë nuk ka mjek me të njëjtin emër. Faqja që e ka publikuar këtë njoftim është me lokacion në Ukrainë. Urologu Rinor Derivishi ka thënë se prostata, nëse është e infektuar, mund të trajtohet me barna, mirëpo në momentin që prostata rritet dhe bën pengesa në urinim, shërimi i vetëm mbetet intervenimi, prej metodave më pak invazive në ato me operacion të hapur. Artikulli Më 07.01.2025, faqja në Facebook Docu muhigo (arkiva) ka publikuar një njoftim rreth një ilaçi për shërimin e prostatitit. “Dëshironi të dini emrin e mjetit që do të eliminojë prostatitin për vetëm 1 javë, madje edhe në moshën 65 vjeç?”- shkruan në këtë postim. Postimi është bërë në formë infografike, në të cilën është publikuar edhe flamuri i Kosovës. Kur klikon mbi linkun e vendosur për të mësuar më shumë rreth këtij produkti, të dërgon tek uebfaqja mkol.themaxpulse.com (arkiva), e cila s’ka të bëjë fare me publikimin e cekur në Facebook. Në këtë uebfaqe (arkiva) ka përmbajtje rreth kurseve për fitnes për meshkuj, mirëpo nuk ka ndonjë adresë. Në këtë postim citohet Arben Hoxha si urolog dhe androlog. Krypometër ka kontrolluar fillimisht listën e Odës së Mjekëve të Kosovës dhe aty nuk figuron asnjë mjek me emrin Arben Hoxha. Në bazë të Ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësorë për të ushtruar profesionin e mjekut në Kosovë secili profesionist shëndetësor duhet të licensohet nga Oda e Mjekëve të Kosovës, e cila e publikon listën e të gjithë mjekëve të licensuar. Në postimin e faqes në Facebook Docu muhigo (arkiva) nuk është publikuar emri i ndonjë produkti që pretendohet se shëron prostatitin. Krypometër ka kërkuar edhe informacione të tjera rreth faqes në Facebook Docu muhigo (arkiva), e cila është krijuar më 18.07.2024 me lokacion në Ukrainë. Si trajtohet prostatiti? Krypometër ka kontaktuar me urologun Rinor Derivishi, i cili ka thënë se pacientët trajtohen në bazë të protokolleve, të cilat janë të bazuara në udhëzimet e fundit nga institucionet shëndetësore. Ai ka thënë se kur prostata ka infeksion, ajo mund të trajtohet me barna, mirëpo kur ka infeksion, atëherë rritet dhe duhet trajtim tjetër. “Prostata nëse është e infektuar, por jo e rritur, mund të trajtohet me barna. Në momentin që rritet dhe bën pengesa në urinim, shërimi i vetëm mbetet intervenimi ku kanë disa metoda: prej më pak invazive në ato me operacion të hapur.”- ka thënë urologu Rinor Dervishi. Krypometër ka kontaktuar edhe me urologun Avni Fetahu, i cili ka thënë se trajtimi i sëmundjes së prostatës bëhet bazuar në protokollet shëndetësore, të cilat parashohin edhe barnat e aprovuara e që janë në shitje nëpër barnatore. Sipas Fetahut ilaçet që i përshkruajnë për sëmundjet e prostatës janë të licensuara dhe kanë Autorizim të Marketingut nga Agjensioni Kosovar për Produkte Pajisje Medicinale (AKPPM), si parashihet në Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software