Rrena se avionët amerikanë e kanë rrethuar Korenë e Veriut
Deklarata
PAMJE EKSKLUZlVE/ Avionet Ame rikane e rrethojne Korene e veriut per arsye se…
Vlerësimi
Me kos
Titulli “PAMJE EKSKLUZlVE/ Avionet Ame rikane e rrethojne Korene e veriut per arsye se…” është i rremë. Në artikull nuk është bashkëngjitur asnjë pamje e aeroplanëve të Amerikës që kanë rrethuar Korenë e Veriut. Kryepometri nuk ka gjetur ndonjë raportim të tillë në mediat prestigjioze botërore që kanë raportuar një gjë të tillë. Por, në media ka pasur raportime se 20 avionë luftarakë të ushtrisë së Koresë së Jugut dhe asaj Amerikane kanë fluturuar mbi ujërat në perëndim të Koresë së Jugut. Por, ky ushtrim nuk është cilësuar si rrethim i Koresë së Veriut. Përkundër faktit që në artikull flitet për një gjë që ka ndodhur në mes të muajit tetor, Krypometri ka gjetur se përmbajtja e njëjtë është në internet qysh nga fillimi i vitit 2022.
Artikulli
Më 13 tetor 2022 faqja e internetit Informohu shqip publikoi një informacion me titull: “PAMJE EKSKLUZlVE/ Avionet Ame rikane e rrethojne Korene e veriut per arsye se…
I njëjti artikull është publikuar edhe në faqet tjera të internetit si Koha e Re, Mërgata Shqiptare dhe AlbInfo
Përkundër faktit që në artikull flitet për një gjë që ka ndodhur në mes të muajit tetor 2022, Krypometri ka gjetur se përmbajtja e njëjtë është në internet qysh nga fillimi i vitit 2022.
Krypometi nuk ka gjetur ndonjë të dhënë që aeroplanëtët amerikanë kanë rrethuar Korenë e Veriut.
Por, në media ka pasur raportime se 20 avionë luftarakë të ushtrisë së Koresë së Jugut dhe asaj Amerikane kanë fluturuar mbi ujërat në perëndim të Koresë së Jugut. Por, ky ushtrim nuk është cilësuar si rrethim i Koresë së Veriut.
Po ashtu, SHBA ndalon fluturimet në të gjithë hapëirën ajrore të Koresë së Veriut, duke përfshirë pjesën oqeanike të ZKKP/Pyongyang FIR mbi Detin e Japonisë.
Vende të tjera po ashtu kanë dhënë paralajmërime për hapësirën ajrore të Koresë së Veriut, të cilat këshillojnë për kujdes për shkak të rrezikut të paraqitur nga lëshimet e paparalajmëruara të raketave.
Raportimi me tituj të kësaj natyre bëhet me qëllim të kapjes së vëmendjes së lexuesve.