About: http://data.cimple.eu/claim-review/5317fd3f876f0c0ef980683524b5f04212b1a1d2c249f3ad0cfd730f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Teoria konspirative për njohjen nga Serbia dhe tërmetin Deklarata Trondit kospiracionisti: Nëse Serbia s’e pranon Kosovën, e presin tërmete e katastrofa natyrore Vlerësimi Rrenë Artikulli me titull “Trondit kospiracionisti: Nëse Serbia s’e pranon Kosovën, e presin tërmete e katastrofa natyrore” është teori konspirative. Konstatimet e bëra se në Serbi do të ketë tërmete të shkaktuara nga “sistemi Harp” është i rremë. Verifikimet e bëra nga Reuters kanë rezultuar se ky sistem nuk mund të shkaktojë tërmete. Përveç kësaj, nuk ka asnjë ndërlidhje në mes të njohjes së Kosovës nga Serbia dhe tërmetet eventuale. Konstatimet e bëra në këtë artikull janë të pa-bazuara. Artikulli Më 13 mars 2023, faqet e internetit: “livetopnewses.com” dhe news372media.com, korrespodenti.com, botasot.info dhe lajmein.com kanë publikuar një artikull me titull “Trondit kospiracionisti: Nëse Serbia s’e pranon Kosovën, e presin tërmete e katastrofa natyrore”. Lajmi më pas është shpërndarë edhe në disa faqe në Facebook, si: “Orë e çast news”, “Realiteti”, “Bota Sot”, “Kojshia Show-Sadri Imeri”, “Kojshia Show”, “Kosova Ime”, “Kosova.Info”, “Autochthonous Shqipe”, “Albania Today”, “Gazeta Bota Sot”, “Gjithcka nga Pak”, “Autochthonous Shqipe”, “Dubsmash Shqip”, “Cudira Shqip”, “Mediat Shqiptare”, “Bota Today”, “Origjinale”, “Levizja panshqiptare”, “Kodi i Lumturisë”, “Dardania”. Ky lajm është mbështetur në disa deklarata të dhëna nga Arjanit Sllamniku, i cilësuar si konspiracionisti, në emisionin “Kojshi Show”. Artikulli thotë se në këtë emision është diskutuar për fenë në raport me shkencën si dhe teoritë konspirative dhe se ndër të tjera Konspiracionisti Arjanit Sllamniku ka dhënë një deklaratë se nëse Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, do të ketë tërmete. Artikulli tregon se këto tërmete mund të shkaktohen nga ‘sistemi Harp i teknologjisë Amerikane’. Në artikull nuk janë dhënë më shumë shpjegime se si mund të ndodhin këto tërmete apo se çfarë është ‘sistemi Harp i teknologjisë Amerikane’. HAARP është program që përdorë transmetues me fuqi dhe frekuencë të lartë për të studiuar vetitë dhe sjelljen e jonosferës . Në vitin 2015, operacioni i objektit kërkimor u transferua nga Forcat Ajrore të SHBA-së në Universitetin e Alaska Fairbanks. Ka pasur disa artikuj të cilët kanë pohuar se tërmeti i fundit në Turqi është shkaktuar nga ky sistem. Por, ekspertët për Reuters kanë thënë se tërmeti nuk u shkaktua nga programi i mëparshëm ushtarak amerikan i quajtur Programi Kërkimor Aktiv Auroral me frekuencë të lartë (HAARP), thanë ekspertët për Reuters. Sipas tyre, HAARP nuk ka aftësi modifikimi të motit që shkaktojnë tërmete, në kundërshtim me pretendimet që qarkullojnë në media sociale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software