About: http://data.cimple.eu/claim-review/533318fb8157dbed88a6499369733aea04ea61852dc8614507602d12     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Posti i rremë në emër të Dr. Mentor Petrela Deklarata Një metodë e harruar në shtëpi e kthen presionin e gjakut në 120/80 dhe djeg të gjitha mpiksjet e gjakut në vetëm 1 natë. Për ta bërë këtë pini një lugë Vlerësimi Rrenë e kryptë Postimi në Facebook më titull “Një metodë e harruar në shtëpi e kthen presionin e gjakut në 120/80 dhe djeg të gjitha mpiksjet e gjakut në vetëm 1 natë. Për ta bërë këtë pini një lugë”- është i rremë. Në këtë postim është përdorë figura e Dr. Mentor Petrela, neurokirug nga Shqipëria. Petrela për Krypometër ka thënë se postimi është i rremë dhe është bërë me qëllim të mashtrimit të pacientëve. Në këtë postim të rremë është promovuar një ilaç që nuk ka Autorizim të Marketingut në Kosovë. Artikulli Më 23.05.2024 faqja në Facebook ‘Perez Colmenarejo’, ka publikuar një postim (arkiva) në të cilin shkruan: Një metodë e harruar në shtëpi e kthen presionin e gjakut në 120/80 dhe djeg të gjitha mpiksjet e gjakut në vetëm 1 natë. Për ta bërë këtë pini një lugë…. Kur klikon mbi këtë lajm, linku të dërgon tek një chat virtual në ueb-faqen al7.diefiltertea.info,(arkiva) në të cilën shihet fotografia e doktor Mentor Petrelës, i cili është neurokirurg, por në këtë chat pretendohet se është kirurg kardiak dhe jep këshilla falas. I njëjti postim është publikuar edhe në faqen tjetër të Facebookut ‘Rewarding Blaring’(arkiva), me titull: “Presioni juaj i gjakut do të jetë i qëndrueshëm në 120/80 nëse e dini këtë recetë……” Kur klikon mbi këtë lajm të dërgon te ueb faqja ‘teaequisphere.pro’ (arkiva) në të cilën del chati virtual i Dr. Mentor Petrela, i cili pretendohet se është ‘kirurg kryesor kardiak në Institutin e Zemrës’. Në këtë chat janë disa pyetje dhe pavarësisht përgjigjeve në fund merr diagnozën e njëjtë. “Bazuar në përgjigjet tuaja, gjithçka tregon për angiodistoninë e enëve cerebrale! Në këtë fazë, sëmundja ka simptoma të pakëndshme, por deri më tani nuk përbën një kërcënim serioz për jetën tuaj. Sidoqoftë, nëse vëmendja e duhur nuk i kushtohet trajtimit, pasojat do të jenë katastrofike. Angiodistonia e enëve cerebrale është një gjendje patologjike në të cilën toni vaskular dhe qarkullimi normal i gjakut në indet e trurit janë të dëmtuara”- shkruan ndër tjerash në këtë chat. Këtu rekomandohet produktu “Hyper Caps”, për të cilin thuhet se ‘nga 10,000 pacientë, 9,746 u hoqën plotësisht nga angiodistonia e enëve cerebrale’. Krypometër ka kontrolluar edhe nëse ky produkt bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Hyper Caps’, nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale. Krypometër ka pyetur edhe kardiologun, Gani Bajraktari nëse e njeh këtë produkt apo nëse e rekomandon për pacientët me hipertension. “Jo nuk e njoh e as nuk e rekomandoj. Trajtimi i hipertensionit është kapitull. Për këtë rekomandohen barna antihipertensive, e jo suplimente”- tha Bajraktari për Krypometër më 28.02.2024. Krypometër ka pyetur Dr. Mentor Petrelën, nëse i njëjti e ka realizuar këtë chat virtual, por ai ka thënë se këto janë mashtrime. “Janë mashtrime që po përdorin shumë emrin tim edhe për shitje medikamentesh. Duhen denoncuar këto dhe falë jush kjo është rruga më e mirë për një shoqëri civile”- ka thënë Petrela për Krypometër. Mentor Petrela është neurokirug nga Shqipëria por që punon edhe në spitale private edhe në Kosovë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software