About: http://data.cimple.eu/claim-review/553084bf7208c346bf295add4008a22c6de558f70f2e1697f0f282da     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Manipulimi i fotografisë së trenit të Zvicrrës Deklarata Zvicra ka shkru në vagon të trenit ‘Kosova Albania’ per nder të Shqiptarëve dhe futbollistéve që kan ba historinë në Zvicër Vlerësimi Rrenë Postimi “Zvicra ka shkru në vagon të trenit ‘Kosova Albania’ per nder të Shqiptarëve dhe futbollistéve që kan ba historinë në Zvicër” është i rremë. Zvicrra nuk e ka shkruar në trena “Kosova is Albania”, siç pretendohet në këtë postim. Fotografia është e manipuluar. Kjo fotografi është e vjetër dhe për herë të parë është publikuar në vitin 2017, në kohën kur Serbia kishte nisur një tren me simbole nacionaliste serbe në drejtim të Mitrovicës së Veriut. Artikulli Më 18.01.2024 faqja në Facebook ‘Krejt shqiptarë’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të një treni në të cilin shihet përshkrimi “Kosovo is Albania”. Ky postim është shpërndarë (arkiva) edhe në faqe tjera në internet, të cilat pretendojnë se menaxhmenti i hekurudhave në Zvicër kanë marrë këtë hap në nderim të lojtarëve me prejardhje shqiptare që janë pjesë e kombëtarës së Zvicrrës që luan në Kampionatin Europian të Futbollit që po mbahet aktualisht në Gjermani. Kësaj fotografie i është vënë mbishkrimi “Zvicra ka shkru në vagon të trenit “Kosova Albania” per nder të Shqiptarëve dhe futbollistéve që kan ba historinë në Zvicër”. Krypometër, përmes kërkimit në “Google Image” ka gjetur se treni i përket Hekurudhave Federale të Zvicrës dhe se në të nuk ka mbishkrim “Kosovo is Albania”. Ndërsa, përmes “Google Fact Check Tools”, Krypometër ka gjetur se fotografia për herë të parë ishte publikuar në vitin 2017, në kohën kur në Kosovë ishte kriza e trenit me simbole nacionaliste serbe që ishte nisur nga Nishi në drejtim të Mitrovicës së Veriut. Në atë kohë, gazeta Zvicerrane Blik.ch kishte shkruar se fotografia e trenit me mbishkrimin “Kosovo is Albania” është e manipuluar dhe ajo ishte bërë në kundërpërgjigje ndaj krizës së trenit me simbole nacionaliste serbe që ishte nisur për në Kosovë. Në vitin 2017, kjo fotografi ishte publikuar në disa faqe të rrjeteve sociale, si: ‘I’m Albanian’, ‘SHQIPERIA IME’, ‘Kosova/Shqipria’, Zvicrra është duke marrë pjesë në Kampionatin Europian të Futbollit “UEFA EURO 2024”. Në ekipin e Zvicrrës janë tre futbollistë me origjinë shqiptare: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari. Zvirra ka kaluar në çerekfinale e këtij Europiani pasi ka mposhtur Italinë me rezultat 2:0.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software