About: http://data.cimple.eu/claim-review/5586c4b2ba476c3dd7135d10eb547ca1e5c53209433e085a21b7bbf1     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Futbollisti Lamine Yamal nuk i ka kaluar pushimet në Shqipëri Deklarata Fitoi europianin/ Ylli Barçës, Yamal, ka zgjedhur ti kalojë pushimet me shqiponjë në qafë 👇 Vlerësimi Me kos Përshkrimi i videos “Fitoi europianin/ Ylli Barçës, Yamal, ka zgjedhur ti kalojë pushimet me shqiponjë në qafë 👇”- është i rremë. Lamine Yamal nuk i ka kaluar pushimet në Shqipëri dhe ai nuk ka bartur një shqiponjë në qafë. Personi që shihet në video nuk është futbollisti Lamine Yamal. Artikulli Më 19.07.2024 faqja në Threads ‘odaj.odaj’ (arkiva 1 dhe 2) ka publikuar një video në të cilën pretendon se është futbollisti spanjoll, Lamine Yamal. Video mban përshkrimin “Fitoi europianin/ Ylli Barçës, Yamal, ka zgjedhur ti kalojë pushimet me shqiponjë në qafë 👇”. Përmbajtja me pretendim të njëjtë është shpërndarë edhe nga faqja ‘Designer’ dhe ‘BOTA Shqiptare’ në Youtube dhe nga Albania Team në Facebook. Pas kërkimit në internet përmes Google Lens, Krypometër ka gjetur videon origjinale që është publikuar nga llogaria në Tiktok, omerovic75. I njëjti person ka publikuar edhe disa video të tjera në të njëjtin profil në TikTok. Krypometër ka analizuar llogarinë zyrtare të Lamine Yamal në rrjetin social Instagram. 17 vjeçari ka publikuar fotografi më 20.07.2024, gjatë pushimeve të tij në Greqi dhe jo në Shqipëri e me varëse me shqiponjë siç pretendojnë faqet. Edhe gazeta spanjolle Mundo Deportivo raportoi për pushimet e Yamal në Greqi. Lamine Yamal iu bashkua FC Barcelonës në moshën 7-vjeçare nga klubi i tij lokal CF La Torreta. Sulmuesi mezi kishte filluar të luante për U19 kur filloi stërvitjen me ekipin e parë me kërkesë të trajnerit Xavi Hernandez. Në prill 2023 ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë në moshën vetëm 15 vjeç, 9 muaj dhe 16 ditë në një fitore 4-0 kundër Real Betis, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që përfaqëson Barçën. Anësori vendosi një mori rekordesh në sezonin 2023/24 me Barçën, duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që ka arritur 50 paraqitje për ekipin e parë. Në nivel ndërkombëtar, Lamine u bë gjithashtu lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë për kombëtaren spanjolle dhe golashënuesi më i ri i tyre ndonjëherë. Në verën e vitit 2024 ai u bë gjithashtu lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Kampionatin Europian kur luajti për Spanjën kundër Kroacisë në moshën 16-vjeçare. Rekordet vijuan edhe në rrugën e tij drejt fitores në finale kundër Anglisë, mes tyre duke u bërë lojtari më i ri ndonjëherë që është paraqitur në një finale të turneut të madh. Mediat kanë raportuar për rritje të çmimeve në vendet turistike. Kjo ka bërë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të fillojë një fushatë promovuese për vendet turistike në Shqipëri, duke publikuar video të shumta promovuese në profilin e tij në Facebook. Rama madje ka thënë se turizmi i Shqipërisë është goditur nga një valë e lajmeve dezinformuese. “Të jeni të vetëdijshëm se ka sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Kam folur me krerët e bashkive bregdetare që janë të habitur nga shumë video, lajme e komente të rreme, të manipuluara, të bëra me qëllim që duan të thonë se këtu s’ka ardhur njeri. Sulmi vjen nga disa anë. Sistemet tona të sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe të sigurisë kibernetike. Ka shumë profile false që përdoren për këtë sulm.”- deklaroi Rama më 17.07.2024.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software