About: http://data.cimple.eu/claim-review/56348b8397a56dee7919a5726e583582c18b2d3b3180ea56254ea5fe     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena në emër të Begjet Pacollit për dhurimin e 10,000 Eurove Deklarata ÇMIME PËR FANESIT/Ju bekoj të gjithëve!! 400 personat e parë që thonë (përshëndetje), unë u jap 10,000 euro dhe jam i vërtetë, tani e tutje Vlerësimi Rrenë Video në të cilën shihet ish-Presindeti i Kosovës, Begjet Pacolli me mbishkrimin “ÇMIME PËR FANESIT/Ju bekoj të gjithëve!! 400 personat e parë që thonë (përshëndetje), unë u jap 10,000 euro dhe jam i vërtetë, tani e tutje” janë të rreme. Kjo video që më 24 shtator 2023 është transmetuar si paraqitje e drejtëpërdrejtë e Pacollit është realizuar në vitin 2017. Këshilltari i ish-Presidentit Pacolli ka thënë se loja e proklamuar në këtë postim është e rreme. Artikulli Më 24 shtator një profil në Facebook me emrin e politikanit dhe biznesmenit, Begjet Pacolli ka publikuar një video të Pacollit me thirrjen për çmime për fansat që thonë përshëndetje në postim. Në mbishkrim të kësaj videoje thuhet: “ÇMIME PËR FANESIT/Ju bekoj të gjithëve!! 400 personat e parë që thonë (përshëndetje), unë u jap 10,000 euro dhe jam i vërtetë, tani e tutje”. E në videon e bashkangjitur, Pacolli asnjëherë nuk përmend ndonjë dhuratë e as nuk kërkon nga ndjekësit që ta përshëndesin atë. Aty Pacolli dëgjohet duke bërë thirrje për antarësim në partinë e tij. “Do të ketë vend të punës të garantuar dhe secili i ri që ka ide ne në mënyrë institucionale do ta mbështesim, financojmë idenë e tij në mënyrë që ai të jetë autor i një ideje të suskesheme. Mos hezitoni. Ky është koalicion i shpresës, paqes, i përbërë nga njerëzit që e duan Kosovën, koalicon që garanton jetë më dinjitoze”- dëgjohet duke thënë Pacolli. Kjo video me thirrjen e lartpëmendur është shikuar mbi 100 mijë herë dhe janë bërë mbi 4,300 komente si dhe mbi 500 reagime. Po ashtu, emri dhe mbiemri i politikanit në këtë profil janë të shkruar gabim (Begjet Pacoli). Begjet Pacolli e ka profilin e verifikuar në Facebook. Krypometri ka gjetur se tek profili i tij është publikuar e njëjta video më 1 korrik 2017. Kryepometri ka kontaktuar këshilltarin e Begjet Pacollit, Jetlir Zyberjan lidhur me këtë postim dhe thirrjen për shpërblim. Ai ka thënë se këto janë falsifikime me lojëra të rreme. “Me falsifikime të tilla po ballafaqohemi qe një kohë të gjatë. Janë kriminel që hapin llogari dhe u marrin njerëzve paratë, duke bërë lojëra të rreme shpërblyese dhe duke përdor figura si në këtë rast të z.Pacolli”- ka deklaruar ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software