Pretendime të pa-bazuara për heqjen e flamujëve të Serbisë nga objektet e komunave
Deklarata
MADHESHTORE/ Gjithcka Mori Fund!! Flamuri serb do të hiqet nga ndërtesat e komunave në veri
Vlerësimi
Rrenë
Titulli “MADHESHTORE/ Gjithcka Mori Fund!! Flamuri serb do të hiqet nga ndërtesat e komunave në veri” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk është prezantuar asnjë provë dhe nuk është cituar asnjë person që thotë se “flamuri serb do të hiqet nga ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.
Artikulli
Më 24 prill 2023 faqja e internetit fakte.buzz ka publikuar një artikull me titull: “MADHESHTORE/ Gjithcka Mori Fund!! Flamuri serb do të hiqet nga ndërtesat e komunave në veri”.
Ky artikull është shpërndarë edhe nga faqja e Facebook-ut Mirsevini.
Titulli i këtij artikulli pretendon se flamuri serb do të hiqet nga ndërtesat e komunave në veri, mirëpo në artikull nuk ka asnjë provë dhe nuk citohet askush që e vërteton se do të ndodhë kjo gjë.
Artikulli vetëm flet për rezultatin e zgjedhjeve në veri dhe për deklaratat e kandidatëve që kanë dalë fitues.