About: http://data.cimple.eu/claim-review/58233f868d18b7fa309d9e80037757bbb841cb0f70a81c692e015c89     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agim Aliu. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com Çerdhja në Greme të Ferizajt ende jashtë funksionit Deklarata Agim Aliu (09.10.2020) “Nuk mund të jap datë, por besoj që shumë shpejt do të funksionalizohet. Ndoshta në vitin 2020” Vlerësimi Me kos Agim Aliu nuk ka arritur të përmbush zotimin se çerdhja do të funksionalizohej në vitin 2020. Madje, komuna në vitin 2021 nuk po arrin të tregojë një datë kur kjo çerdhe do të funksionalizohej. Artikulli Çerdhja në fshatin Greme të Ferizajt ende nuk ka arritur të funksionalizohet, ndonëse kryetari i komunës, Agim Aliu në emisionin “Jeta në Komunë”, kishte thënë se ajo mund të hyjë në funksion gjatë vitit 2020. Por edhe pse tash kemi hyrë në vitin 2021, çerdhja mbetet jofunksionale. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Drejtori i Arsimit në Komunën e Ferizajt, Afrim Llabjani. “Jo, nuk është funksionalizuar. I kemi marrë disa hapa në këtë drejtim, por akoma nuk kemi mundur ta funksionalizojmë”, tha ai më 14 janar 2021. Drejtori i Arsimit ka treguar edhe arsyet se pse çerdhja ende nuk po mund të shfrytëzohet nga fëmijët e fshatit. “Me të thënë të drejtën nuk po mundemi me dhënë afate, për faktin se nuk po mundemi ta gjejmë një model të funksionalizimit. Ju e dini që Ministria e Arsimit dhe e Financave nuk lejon rritje të numrit të punëtorëve nëpër lista të pagave dhe shkaku i saj ne nuk po mundemi ta funksionalizojmë. Tash po shohim me partneritet diqysh, përmes disa modeleve që i kanë bërë Prishtina dhe Prizreni, por akoma nuk kemi ardhur në atë pikë me e thënë saktë se në cilën kohë mund të hapet”, tha ai. KALLXO.com kishte raportuar se kjo çerdhe duke qenë jashtë funksionit edhe ishte dëmtuar, por këto dëme thuhet se i ka sanuar komuna. “Po, atë e kemi rregulluar. Aty kemi krijuar njëfarë sigurie ne sepse i kemi marrë çelësat ne dhe ia kemi dhënë edhe drejtorit të shkollës që është shumë afër. Në këtë drejtim po besoj që nuk kemi fort telashe”, tha për KALLXO.com, Drejtori i Arsimit në këtë komunë. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu pati deklaruar se beson që në vitin 2020 do të funksionalizohet çerdhja e lartpërmendur. Më 9 tetor 2020, kryetari Aliu kur është pyetur nëse çerdhja do të funksionalizohet më 2021, ai ka thënë se “ndoshta në vitin 2020”. “Unë po besoj që edhe kjo çerdhe këtu [Greme] edhe ajo që është në Talinovc të Jerrlive do të funksionalizohen shpejt. [Për çerdhen në Greme] Janë renovime të vogla, sigurisht se gjithçka çka dëmtohet, duhet të renovohet. Nuk mund të jap datë, por besoj që shumë shpejt do të funksionalizohet. Ndoshta në vitin 2020”, tha Aliu në “Jeta në Komunë”. Për investimet kapitale është folur edhe në debatin që BIRN ka organizuar në Asamblenë e Komunës për zbatimin e rekomandimeve të Auditorit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software