About: http://data.cimple.eu/claim-review/5bb19eebde0380110c7a567c86c2ddbb5172f95e4ef8a60086f0349b     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Njoftimi i rremë për paketues të pajisjeve mjekësore Deklarata Paketimi i pajisjeve mjekësore. Kërkohet punë, nuk ka punë shtesë nuk kërkohet moshë apo përvojë, orari i punës 9:00 – 11:30, 14:00-17:00. Shiko pagën Vlerësimi Rrenë Njoftimi për vende të lira të punës që thot: “Puna e paketimit për pajisjet mjekësore”- shkruan në titull të postimit. E në infografikën e bashkangjitur thuhet: “Paketimi i pajisjeve mjekësore. Kërkohet punë, nuk ka punë shtesë nuk kërkohet moshë apo përvojë, orari i punës 9:00 – 11:30, 14:00-17:00. Shiko pagën”- është i rremë. Në këtë njoftim, nuk janë publikuar informacionet për punëdhënësin, adresën e vendit të punës, udhëzime për aplikimin për këtë vend pune dhe asnjë adresë apo numër kontaktues për kompaninë që e bën këtë rekrutim. Një konkurs i tillë nuk është publikuar, në faqet kryesore, që publikojnë konkurse për vende të lira të punës në Kosovë. Artikulli Më 22.10.2024, faqja në Facebook Find jobs (arkiva) ka publikuar një ofertë pune si paketues për pajisje mjekësore. “Puna e paketimit për pajisjet mjekësore”- shkruan në titull të postimit. E në infografikën e bashkangjitur thuhet: “Paketimi i pajisjeve mjekësore. Kërkohet punë, nuk ka punë shtesë nuk kërkohet moshë apo përvojë, orari i punës 9:00 – 11:30, 14:00-17:00. Shiko pagën”. Në këtë publikim ka mbi 15 komentues të cilët kanë shprehur interesim për të punuar. Ndërsa, kur klikon mbi link të dërgon tek uebfaqja medicaldevicepackaging-job3.xyz (arkiva), në të cilën ofrohet mundësia për të klikuar në një rubrikë, me emrin: Paketimi i Pajisjeve Mjekësore. Megjithatë, kur klikohet në “Paketimi i Pajisjeve Mjekësore” hapet një faqe në të cilën nuk ka asnjë infromacion, në asnjë gjuhë. Pra, faqet e internetit që hapen nuk kanë të bëjnë asgjë me paralajmërimin e faqes në Facebook, Find jobs. Në asnjë prej këtyre faqeve nuk janë dhënë detaje të konkursit, si p.sh: lokacioni i punës, emri i kompanisë, paga apo ndonjë e-mail kontaktues për dërgimin e CV-ve, emër të punëdhënësit, etj.. Krypometër ka kontrolluar nëse emri i faqes, në Facebook, është i regjistruar si biznes në Kosovë. Në Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve (ARBK), nuk është asnjë biznes i regjistruar me emrin, Find jobs. Krypometri ka kërkuar, po ashtu, edhe në faqet e internetit, në të cilat publikohen konkurse pune në Kosovë, si KosovaJob dhe Portal Pune mirëpo, aty nuk është hasur asnjë konkurs i ngjashëm. Shkamb Kërleshi nga portali ‘KosovaJob’, ka thënë se për t`u publikuar një konkurs në faqen KosovaJob ndjekim disa hapa të verifikimit. “Fillimisht e shikojmë nëse kanë uebfaqe të kompanisë, si dhe nëse ka të dhëna që mund të verifikohen, si: emri i personit, numri i kontaktit dhe uebfaqja. Në rast se nuk ka të dhëna të kontaktit, e cilësojmë si të dyshimtë”- ka sqaruar Kërleshi. Krypometër ka kontaktuar edhe me Ardit Krasniqin, nga ‘PortalPune’, i cili ka thënë se konkurset që iu mungojnë informatat elementare janë mashtruese. Sipas tij, secili konkurs duhet të ketë disa informata bazike, siç janë: adresa elektronike, një numër telefoni etj. “Ne e kërkojmë atë numër identifikues në mënyrë që me ditë se kush po shpall punë, edhe ku është adresa e shpallësit, si dhe kush është pronari, në mënyrë që mos me manipulu me punëkërkuesit”- ka thënë ai.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software