About: http://data.cimple.eu/claim-review/5d4f8f674a7008ed2813965e5a08b352c1594359728e1e10550eb4bd     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Deklarata e Escobar e publikuar si e Hovenierit Deklarata Hovenier deklaroi pas përgjigjes së KFOR-it që kanë thënë se janë duke e shqyrtuar kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave në Kosovë! Vlerësimi Rrenë Ambasadori Havenier nuk është deklaruar pas përgjigjes së KFOR-it se janë duke shqyrtuar kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave në Kosovë. Deklarata që është publikuar gjoja është thënë nga Havenieri është thënë nga i dërguari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar, të martën me 13 dhjetor 2022. Artikulli Më 16 dhjetor 2022, në faqe në Facebook INTERLAJMI është publikuar një fotografi e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë Jeffrey Hovenier me mbishkrimin “Ne e kundërshtojmë këtë kategorikisht, e hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim këtë fare. Kosova ka sigurinë e plotë të ShBA-së”. Në përshkrimin e fotos faqja pretendon se këtë e ka thënë Ambasadori Hovenier. “Hovenier deklaroi pas përgjigjes së KFOR-it që kanë thënë se janë duke shqyrtuar kërkesën e Serbisë për vendosjen e trupave në Kosovë”- thuhet në përshkrim. Deklarata e publikuar është e rremë, pasi atë nuk e ka thënë ambasadori Hovenier por, i dërguari i posaçëm amerikan, Gabriel Escobar. I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka thënë se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara. “Ne e kundërshtojmë këtë në mënyrë kategorike. Ne e refuzojmë këtë në mënyrë kategorike. Nuk e mbështesim fare. Dhe, po ashtu, dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara”- kishte deklaruar Escobar për REL. Mes tjerash, ai ishte shprehur se e kundërshton dhe e refuzon në mënyrë kategorike kërkesën e Serbisë për kthimin e forcave të saj në Kosovë. Më 13 dhjetor 2022, Escobar e ka vizituar Kosovën së bashku me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Vizita e Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në Kosovë vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës është e tensionuar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software