About: http://data.cimple.eu/claim-review/5d52a07198a38db49433997177977af8bf6152564924880a3854c08f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrimi i rremë për protestën e policëve Deklarata PDK-ja në Aksion Vlerësimi Me kos Fotografia nga protesta e njësisë FIT mbi të cilën janë mbivendosur fotografitë e deputetëve të të Partisë Demokratike të Kosovës është e manipuluar. Edhe përshkrimi i saj “PDK-ja në Aksion” nuk është argumentuar në postim. Krypometër ka kontaktuar me dy nga deputetet e PDK-së, Ganimete Musliun dhe Blerta Deliun, të cilat e kanë mohuar që kanë qenë në protestë. Ato kanë thënë se PDK-ja nuk është prapa protestës së njësisë FIT të Policisë së Kosovës. Artikulli Më 10 dhjetor 2023, në grupin në Facebook “#meVETËVENDOSJE-n” është publikuar një fotografi (arkiva) nga protesta e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës para qeverisë. Përmes grafikës, mbrapa policëve janë vendosur fotografitë e katër deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës ndërsa në përshkrimin e kësaj fotografie, pjësëmarrësi anonim ka shkruar “PDK-JA në Aksion” . Fotografia e përdorur për këtë grafikë është nga protesta e Njësitit FIT të Policisë së Kosovës që është mbajtur më 1 nëntor 2024 para objektit të Qeverisë së Kosovës për të kërkuar rishqyrtimin e shtesave të rrezikshmërisë. Krypometër ka kontaktuar me deputetët që në këtë fotografi paraqiten se kanë qenë pjesë e protestave. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se nuk ka qenë në protesta dhe as ajo dhe as partia e saj nuk janë prapa protestës së Njësitit FIT të Policisë së Kosovës. “Akuza se partitë politike janë prapa protestave të policisë ka qenë për të heshtur protestën dhe për të manipuluar opinionin publik si për çdo gjë tjetër që është manipuluar. Nuk kanë asnjë fakt dhe asnjë indicie që një gjë e tillë ka qenë e vërtetë. Thjesht edhe njëherë propaganda e tyre pat sukses”- ka thënë Musliu për Krypometër. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se postimi është i rremë dhe është në linjë të njëjtë me konsiparcionet që e kanë ndërlidhur protestën e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës. “Çdo përpjekje e zyrtarëve të qeverisë por edhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje për të shkuar në konspiracione se protesta qenka orkestruar nga dikush tjetër natyrisht që nuk është e vërtetë sepse të vërtetën e kanë thënë ata djemë e vajza të cilët kanë dalë për të kërkuar të drejtën e tyre elementare, që ka qenë pagesa dhe sidomos shtesat e rrezikshmërisë…” – ka thënë ajo mes të tjerave për Krypometër. Krypometër ka kontaktuar edhe më Imer Zeqiri nga sindikata e Policisë së Kosovës, i cili ka thënë se prapa protestës së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk qëndron asnjë parti politike e as PDK. “Po ju them me shumë sinqeritet dhe përgjegjësi se prapa protestës që e kam udhëheqë unë nuk ka qenë asnjë parti politike, as partia në pushtet e as partitë opozitare. Unë nuk lejoj që Sindikata e Policisë të ndikohet nga politika”- ka thënë Zeqiri për Krypometër. Më 1 nëntor 2023 pjesëtarët e njëstit FIT të Policisë së Kosovës kanë protestuar para qeverisë për të kundërshtuar kategorizimin e shtesave dhe rrezikshmërinë. Ndërsa më 9 dhjetor 2023 pjesë e protestës së dytë kanë qenë pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës, hetuesit e departamenteve të ndryshme e njësive tjera si dhe Sindikata e Policisë së Kosovës. Pas protestës së parë të mbajtur më 1 nëntor 2023, njësiti FIT ishte takuar me kryeministrin Albin Kurti duke i shprehur kërkesat e tyre, por, nuk kishte arritur ndonjë marrëveshje mes tyre. Kurti e Sveçla kishin reaguar pas kësaj proteste duke përmendur pagën e policëve të njësisë FIT. Më 20 dhjetor 2024, 11 ditë pas protestës së dytë, kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës kishte zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në të cilin mori pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha. Përmes një komunikate për media, Sindikata kishte bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale, gjendjen ekonomike të pjesëtarëve të PK-së, si dhe për kushtet e punës në Policinë e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software