About: http://data.cimple.eu/claim-review/5d6c6d453647c01a35ed737d34f07a7f4726e5f69d8cd126df67f5db     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Faqet fiktive pretendojnë rrejshëm se një kremë i shëron venat brenda 5 ditëve Deklarata Vena verikoze? Kjo metodë në shtëpi do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga venat varikoze Vlerësimi Me kos Artikulli me titull “Vena verikoze? Kjo metodë në shtëpi do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga venat varikoze” nuk është i bazuar në fakte. Në këtë artikull pretendohet se duke përdorë një kremë për 5 ditë me radhë ndikon që të shërohen venat e zgjeruara. Kirurgu vaskular, Hajriz Rudari, thotë se venat e zgjeruara nuk mund të shërohen me asnjë lloj kreme. Faqja e internetit në të cilën është publikuar ky artikull quhet “Blogu i Monikës”, mirëpo nuk ka asnjë të dhënë tjetër për “Monikën” apo administratorin e faqes. Kjo faqe ka tri rubrika: Postimi i ri, popullore dhe vlerësim, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është funksionale dhe çdo klikim që bëhet në faqe dërgon tek dritarja për blerjen e kremës së reklamuar. Artikulli Më 08.07.2024 faqja në Facebook ‘Vital On’ (arkiva), ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Vena verikoze? Kjo metodë në shtëpi do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga venat varikoze”. Në këtë postim është ndërlidhur edhe një artikull i publikuar në faqen e internetit ‘autoal.veins-cure.skin’ (arkiva) me titull: Si u çlirova nga varikoziteti për 1 javë. Artikulli është shkruar në vetën e parë dhe pretendohet se një person me emrin “Monika” e ka ndarë përvojën e saj për shërimin e varikozitetit duke e rekomanduar një kremë të quajtur ‘VeinVital’ për shërimin e tyre. Faqja e internetit në të cilën është publikuar artikulli quhet “Blogu i Monikës”, mirëpo nuk ka asnjë të dhënë tjetër për “Monikën” apo administratorin e faqes. Kjo faqe ka tri rubrika: Postimi i ri, popullore dhe vlerësim, mirëpo asnjëra prej tyre nuk është funksionale dhe çdo klikim që bëhet në faqe të dërgon tek dritarja për blerjen e kremës së reklamuar. Në fund të faqes janë listuar disa komente që gjoja kanë bërë qytetarët, mirëpo informacione për komentues nuk ka dhe nuk ka hapësirë të dedikuar për të bërë komente apo replikuar me ata që kanë komentuar. Krypometri ka kontrolluar nëse ky produkt që reklamohet në këtë faqe ka autorizim për tu shitur dhe tregëtuar në Kosovë. Pas kërkimeve në faqen e Agjencisë për produkte dhe pajisje medicinale në Kosovë rezulton se produkti “VeinVital”U Caps nuk është në listën e barërave me autorizim marketingu. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale”. Në këtë artikull pretendohet se venat e zgjeruara shërohen për vetëm 5 ditë. “Fillova ta përdor këtë xhel duke ndjekur udhëzimet. Dhe e dini çfarë? Vetëm për 5 ditë, ënjtja dhe venat e zgjeruara filluan të zhduken para syve të mi. Isha aq e emocionuar sa mbeta e habitur! U çlirova nga VARIKOZITETI!!! Vetëm për 5 ditë! A ju besohet? Unë nuk mund ta besoja… Këmbët e mia u pastruan nga venat e zgjeruara, u bënë të bukura dhe ndaluan së më dhemburi! Nuk gabova dhe nuk çmenda! Nuk mund të gjej fjalë për t’ju përshkruar sa e lumtur jam. Herën e fundit që isha kaq e lumtur ishte ndoshta para 20 vjetësh ose diçka e tillë”- shkruan në këtë artikull. Krypometri ka kërkuar edhe një përgjigje nga doktorë të fushës së kirurgjisë vaskulare. Drejtori i kësaj klinike në QKUK, Hajriz Rudari, ka thënë se venat e zgjeruara nuk mund të shërohen me asnjë lloj kreme. “Venat shërohen nga metodat me xhiper (scleroterapi), intervenim klasik- operim, me laser, me radiofrekuencë, me ngjitës e deri te metodat bashkëkohore më të reja siç është ajo me aparat (sonovein) me rreze ose valë pa prerje pa anestezion”- thuhet në përgjigjen e drejtorit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Dr. Hajriz Rudari.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software