About: http://data.cimple.eu/claim-review/5dd2d9cd84892f85648753c11f1f095f19fd3ce92ebe325f911ce4c3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena për ilaqin për shërim të sëmundjet e prostatës Deklarata Në një konferencë për shtyp, shefi i departamentit të urologjisë së klinikës, Dr. Arben Hoxha, foli për metodat e reja të restaurimit të prostatës: Kjo metodë është zhvilluar në bashkëpunim me urologë dhe shkencëtarë kryesorë, është në gjendje të lehtësojë inflamacionin e prostatës dhe të gjitha ndërlikimet që rrjedhin prej saj Vlerësimi Rrenë Pretendimi se “në një konferencë për shtyp, shefi i departamentit të urologjisë së klinikës, Dr. Arben Hoxha, foli për metodat e reja të restaurimit të prostatës” është i rremë. Në Kosovë nuk ka mjek urolog me emrin Arben Hoxha. Ky emër është i trilluar. Rrjedhimisht as të dhënat e paraqitura në artikull për shërim të prostatës nuk janë të bazuara në asnjë burim kredibil apo punim shkencor. Artikulli Në faqen e internetit “Logo” është publikuar një artikull i cili thotë se për të kapërcyer sëmundjen e prostatës mund të përdoret një spektër i tërë bimësh. Artikull është shpërndarë edhe në faqen e Facebook-ut “Fashion Life” me përshkrimin “Në një konferencë për shtyp, shefi i departamentit të urologjisë së klinikës, Dr. Arben Hoxha, foli për metodat e reja të restaurimit të prostatës: Kjo metodë është zhvilluar në bashkëpunim me urologë dhe shkencëtarë kryesorë, është në gjendje të lehtësojë inflamacionin e prostatës dhe të gjitha ndërlikimet që rrjedhin prej saj.” Në tekst më nuk përmendet askund Dr. Arben Hoxha dhe as koha dhe vendi që është mbajtur konferenca në të cilën gjoja ka folur Dr. Hoxha. Teksti vazhdon të tregojë për llojet e bimëve dhe mënyrat si duhen përdorur, duke përdorur fjalë si “këshillohet” e “rekomandohet”. Mirëpo, nuk tregohet se kush e këshillon dhe rekomandon këtë. Kallxo.com ka kontaktuar me Odën e Mjekëve të Kosovës për të vërifikuar nëse ka doktor me emër Arben Hoxha në Kosovë. “Ju njoftojmë se në databazën e anëtarëve të Odës së Mjekëve të Kosovës mjek urolog me emrin Arben Hoxha nuk figuron si anëtar i OMK-së.” – thuhet në një përgjigje të dhëna nga Oda e Mjekëve për KALLXO.com. Klinika e Urologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës udhëhiqet nga Dr. Petrit Nuraj. Në fund të artikullit, sugjerohet që lexuesit t’i japin të dhënat personale të tyre, siç është emri e mbiemri dhe emaili.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software