About: http://data.cimple.eu/claim-review/5ed0d3ffb08b1a34c577e9a47fac22e93a2a0506fe21a449fe91d213     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena në Tik-Tok për vdekjen e djalit të Halil Kastratit Deklarata “Sabilja në Telefon” (15 mars 2023) – “Vdes djali i Halil Kastratit. O Zot sa gjynah, ishalla per xhehnet, krejt Kosova neser ne kam ne Prizren, ngushëllime baca Halil”. Vlerësimi Rrenë e kryptë Informacioni i publikuar në rrjetin social TikTok për vdekjen e djalit të Halil Kastratit është i pasaktë. Këtë informacion e ka demantuar vet Halil Kastrati përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook. Artikulli Më 15 mars 2023, një faqe në rrjetin social TikTok, “Sabilja në Telefon” ka shpërndarë informacionin se ka vdekur djali i humanistit Halil Kastrati. Në përshkrimin e videos së publikuar në TikTok shkruhet se ka vdekur djali i Halil Kastratit. “Vdes djali i Halil Kastratit. O Zot sa gjynah, ishalla per xhehnet, krejt Kosova neser ne kam ne Prizren, ngushëllime baca Halil” – shkruhet në përshkrimin e videos, në të cilën shihen Halil Kastrati dhe djali i tij. Disa orë pas publikimit të kësaj video, ka reaguar vet Halil Kastrati, i cili ka publikuar një video-mesazh duke përgënjeshtruar këtë informacion. “Lajmi kinse ka vdekur Uwejsi është gënjeshtër! Qysh nga orët e hershme të mëngjesit unë, familja dhe i gjithë stafi i Shoqatës kemi pranuar thirrje e mesazhe rreth lajmit që është publikuar në Tik tok për kinse vdekjen e djalit tim Uwejsit. Ju informoj se duke e falenderuar Zotin, Uwejsi është shëndosh e mirë” – ka shkruar Kastrati në Facebook. Ai po ashtu ka bërë thirrje organeve kompetente që ta trajtojnë publikimin e këtij informacioni jo të saktë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software