About: http://data.cimple.eu/claim-review/5f9d536ea098d9ba3944d48244d8e7a59b4344a070a4eaf603b474e7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për fjalët e fundit të Liridona Ademajt Deklarata Fjalët e fundit të Liridonës së vrarë publikohen tani: Nanë a fjetën fmija, nuk i pash, u thuaj vëllezërve… Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Fjalët e fundit të Liridonës së vrarë publikohen tani: Nanë a fjetën fmija, nuk i pash, u thuaj vëllezërve…” është i rremë. Liridona Ademaj Murseli nuk kishte lënë ndonjë amanet për nënën dhe vëllezërit e saj. Lajmi është bazuar në një poezi, autore e së cilës është poetja Raze-Smajli Uka. Artikulli Më 4 dhjetor 2023, ueb faqet online tellalli.info (arkiva), usaviral.us (arkiva) dhe tiranare.com (arkiva) ka publikuar lajmin me titull “Fjalët e fundit të Liridonës së vrarë publikohen tani: Nanë a fjetën fmija, nuk i pash, u thuaj vëllezërve…”. I njëjti është shpërndarë në faqe të Facebook-ut si TELALLI.info (arkiva), Perputhen (arkiva), Tri Motrat- Alsat M (arkiva), Mos më braktis- Alsat M (arkiva), Jam Shqiptar (arkiva), Top Lajmet (arkiva), Jeta e Shqipëtarëve (arkiva), Ilir Shaqiri Dance (arkiva), Perputhemi se bashku (arkiva), Prishtina Times (arkiva), Aktualitetet Shqiptare (arkiva), Shoëbiz Albania (arkiva), Gazeta Ime (arkiva) dhe Perputhen (arkiva). Në titull faqja pretendon se janë publikuar fjalët e fundit të Liridona Ademajt, që u vra më 29 nëntor 2023. Krypometri ka gjetur se përmbajtja e lajmit është bazuar në një poezi kushtuar Liridona Ademajt Murselit. Krypometri përmes kërkimit në Facebook ka gjetur se poezia që është publikuar është shkruar nga poetja Raze-Smajli Uka. Përveç kësaj, Krypometri ka kontrolluar intervistat e dhëna nga familjarët e Liridona Ademaj Murseli dhe asnjëri prej tyre nuk kanë thënë se e ndjera kishte lënë ndonjë amanet. Leonard Ademaj, në KallxoPërnime më 3 dhjetor 2023, ka thënë se motra e tij, Liridona, asnjëherë nuk ka treguar se ka pasë probleme bashkëshortore. “Motra nuk na ka treguar që ka pasur probleme me burrin e saj. Nuk ka thënë diçka për burrin e vet, nuk ka pasur probleme, ashtu na ka thënë edhe neve, që e ka pasë jetën e lumtur. Ne nuk jemi në dijeni për asnjë problem”- tha ai. Liridona Ademaj 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin Granit Plava dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software