About: http://data.cimple.eu/claim-review/6014686a9e4cbf6e663828d4bcd4bf77a798dfcae5d9c7f1dfc4c12d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se EULEX po bastisë në Leposaviq Deklarata EULEX po bastisë dy shtëpi në Leposaviq Vlerësimi Rrenë Pretendimi se EULEX po bastisë dy shtëpi në Leposaviq është i pavërtetë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se bastisjet janë kryer nga Policia e Kosovës ndërsa EULEX ka pasur vetëm rol vëzhgues. Artikulli Më datë 17/10/2023 faqja Botasot.info (Arkiva) ka publikuar një artikull për një bastisje që ka ndodhur në Leposaviq. Artikulli është shpërndarë edhe në faqet e Facebook Gazeta Bota Sot (Arkiva) dhe Bota Sot (Arkiva). Në këta artikuj thuhet se Njësia Speciale dhe EULEX janë duke bastisur dy shtëpi në Leposaviq. Krypometri ka verifikuar nëse EULEX ka kryer bastisje në shtëpitë e qytetarëve serb në Leposaviq. Për të verifikuar këtë informacion, Krypometri me datë 24/10/2023 ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani. Ai ka konfrimuar se të gjitha bastisjet e datës 17/10/2023 janë kryer nga Policia e Kosovës e jo nga EULEX. “EULEX në parim është vetëm vëzhgues”- ka thënë Elshani. Krypometri ka verifikuar se EULEX nuk ka mandat të kryejë bastisje në hetimet që zhvillohen në Kosovë. Në faqen zyrtare të EULEX thuhet se misioni i përgjithshëm i tyre është të mbështesë institucione të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira europiane. Tutje thuhet se funksionet operacionale kryhen nga Shtylla Mbështetëse për Operacione e Misionit e cila ka kapacitet të mbetur të kufizuar si reagues i dytë i Kosovës në fushën e sigurisë. Gjithashtu rikujtohet se në këtë aspekt Policia e Kosovës është reaguesi i parë në fushën e sigurisë, EULEX-i është reaguesi i dytë, dhe KFOR-i është reaguesi i tretë. Më 17/10/2023 në tri komuna në veri të vendit, Policia e Kosovës kishte kryer 13 bastisje në lokacione të ndryshme. Tri nga këto lokacione kanë qenë në Zveçan, shtatë në Mitrovicën e Veriut e tri të tjera në Leposaviq. Bastisjet në fjalë u kryen në vazhdën e hetimeve për rastin e sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbeti rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software