schema:text
| - Bisedë e fabrikuar mes Albin Kurtit dhe Mimoza Kusari-Lila
Deklarata
Zdravo Mimi, a mos fole me Milanin
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Fotografia dhe përshkrimi “Zdravo Mimi, a mos fole me Milanin” janë të rreme. Biseda e supozuar që ka ndodhur në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe deputetes Mimoza Kusari-Lila është e fabrikuar. Deputetja Kusari-Lila ka thënë se fotografia është e fabrikuar dhe se një bisedë e tillë nuk ka ndodhur.
Artikulli
Më 17 korrik 2023 faqja e facebookut “PDK” ka publikuar një fotografi të kryeministrit Albin Kurti dhe deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila kinse janë dakorduar me politikanin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, për shkuarjen e Kurtit në Tiranë.
Në këtë fotografi është paraqitur se gjoja është bërë një bisedë në mes të Kurtit dhe Kusari-Lilës.
“Zdravo Mimi, a mos fole me Milanin”, gjoja ka thënë Kurti. Ndërsa, në përgjigje Kusari Lila gjoja i ka thënë “Po, fola me to njo 2-3 minuta. Tha mos gaboni me shku n’Tiranë në takim”. E më pas është edhe një kinse citat i Kurtit që gjoja i ka thënë “U kry Mimi. Po shkoj qatje në Greqi pak pra.”
Por, gjithë kjo bisedë është e trilluar. Ky postim ka marrë 237 reagime, rreth 70 shpërndarje si dhe shumë komente negative nga ana e lexuesëve.
Kryepometri ka kontaktuar deputeten, Mimoza Kusari-Lila, e cila e ka quajtur rrenë të gjithë këtë postim.
“Komplet postimi është i rremë, duke përfshirë fotografinë që është e montuar”- është shprehur shkurt Kusari-Lila.
Më 17 korrik 2023 në Tiranë është mbajtur një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë ftuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka marrë pjesë pasi ka shkuar në një seminar në Greqi.
|