About: http://data.cimple.eu/claim-review/610a31d5fe75fae26bdffd2c5e741a5c7b2ce82ddc64b58f59ea5b86     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendime të rreme se një supliment shëron sëmundjet kronike të pashërueshme Deklarata Kjo përzierje rinovon nyjet, është efektive në luftën kundër osteoartritit, artritit, dëmtimeve, frakturave dhe dhimbjeve në nyje Vlerësimi Rrenë Konstatimi i bërë në postimin në Facebook se “kjo përzierje rinovon nyjet, është efektive në luftën kundër osteoartritit, artritit, dëmtimeve, frakturave dhe dhimbjeve në nyje” është i rremë. Disa prej sëmundjeve që janë listuar në këtë postim janë kronike dhe të pashërueshme. Reumatologu, Besim Demolli, ka thënë se suplementet nuk munden më i shëru këto sëmundje, si pretendohet në këtë postim. Ai ka thënë se pacientët që kanë probleme të tilla shëndetësore duhet të konsultohen me profesionistë dhe jo të bien viktima të postimeve online që japin premtime për shërim që janë të pamundura. Artikulli Më 15.05.2024 faqja në Facebook, ‘Medical For You – EU’ (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet një produkt për të cilin pretendohet se shëron disa sëmundje, si: osteoartriti, artritit,si dhe dëmtimeve, frakturave e dhimbjeve në nyje. Ky postim është shpërndarë me përshkrimin ‘kjo përzierje rinovon nyjet, është efektive në luftën kundër osteoartritit, artritit, dëmtimeve, frakturave dhe dhimbjeve në nyje”. E njejta është shpërndarë edhe nga faqja tjëtër në Facebook, “La salud es lo más importante”(arkiva). Krypometër ka pyetur reumatologun Besim Demolli nëse është e vërtetë që këto sëmundje mund të shërohen brenda tri ditëve duke përdorë një suplement. Demolli ka thënë se osteoartriti, osteoporoza dhe frakturat osteoporotike janë sëmundje kronike të pashërueshme. Ai ka thënë se për këto sëmundje përshkruhen ilaçe dhe dieta për të menaxhuar simptomat dhe përmirësim të cilësisë së jetës. “Trajtimi për këto sëmundje fokusohet në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës. Kjo përfshin terapinë fizike për përmirësimin e forcës dhe fleksibilitetit, modifikimet në stilin e jetës për menaxhimin e peshës dhe reduktimin e barrës në nyje, medikamentet për lehtësimin e dhimbjes dhe inflamacionit, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale në raste të rënda”- ka thënë Demolli për Krypometër. Ai ka thënë se duhet të shmangen suplementet që nuk janë të përshkruara nga mjekët. “Është e rëndësishme të shmangen suplementet e paprovuara dhe të panevojshme që nuk rekomandohen nga organizata të respektuara si ACR dhe EULAR, pasi ato mund të jenë jo vetëm të panevojshme, por edhe potencialisht të dëmshme”- ka thënë reumatologun, Besim Demolli. Ai ka thënë se është e domosdoshme që pacientët të konsultohen me profesionistë dhe të jo të bien viktima të reklamave që japin premtime për shërim që nuk janë të bazuara në shkencë. “Suplementet, veçanërisht ato të reklamuara si kurative ose si zgjidhje mrekullibërëse, shpesh mund të jenë objekt i marketingut të tepruar dhe mund të japin premtimet e pasigurta. Nëse suplementet sugjerohen si pjesë e një plani të trajtimit, këto sugjerime duhet të jenë të mbështetura nga një profesionist shëndetësor dhe të bazohen në një vlerësim të plotë dhe të saktë të nevojave të pacientit”- tha tutje reumatologu Demolli për Krypometër Kur klikon mbi këtë fotografi hapet faqja xk.naddyn.com (arkiva) dhe të dërgon tek produkti ‘Flexiwell’, i cili thuhet se kushton 5 euro. Krypometri ka kërkuar në listën e produkteve që kanë autorizim marketingu dhe që është e publikuar në ueb-faqen e Agjencisë kosovare për produkte dhe pajisje medicinale, nuk figuron një ilaç i tillë. Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale është institucion i cili rregullon shitjen dhe importin e ilaçeve në Kosovë. Neni 16 i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale thotë se “produkti medicinal mund të plasohet në Republikën e Kosovës vetëm pas marrjes së Autorizimit për Marketing nga AKPPM”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software