Fotografia dhe mbishkrimi i manipuluar për kryeministrin Kurtin
Deklarata
Ska KILIMILI. Mirëmengjesi o Popull Dashamirës…
Vlerësimi
Rrenë
Fotografia e kryeministrit Albin Kurti me uniformë ushtarake e automatik në dorë është e ndryshuar. Kurti nuk ka bërë një fotografi të tillë. Edhe mbishkrimi i kësaj fotografie është i rremë, pasi një gjë të tillë nuk e ka thënë asnjëherë Kurti.
Artikulli
Më 27 maj 2023 faqja në Facebook “Diaspora me Albinin” publikoi një fotografi me mbishkrimin “Ska KILIMILI. Mirëmengjesi o Popull Dashamirës…”.
Fotografia e publikuar nuk është reale, por është montuar. Në fotografinë e manipuluar shihet kryeministri Albin Kurti në uniformë ushtarake dhe me një armë të gjatë në dorë.
Gjithashtu, në njërën anë fotografia ka stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa në anën tjetër një shqiponjë.
I gjithë postimi është i manipuluar dhe i rremë. Edhe fjalia “Ska KILIMILI. Mirëmengjesi o Popull Dashamirës…”- nuk është thënë asnjëherë nga kryeministri Albin Kurti.
Postimi ka marrë mbi 2 mijë pëlqime, afër 200 komente e 100 shpërndarje.