About: http://data.cimple.eu/claim-review/66de241671eda29adb03a48220c541683c33eea00d516455553529ce     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Agron Kuçi, kryetar i komunës së Junikut Rrenat e Junikut për grevën e mësimdhënësve Deklarata Fatos Shala, më 21 janar: Me MAShT-in kemi vendosur që me u dhënë nxënësve pushim për shkak të kushteve jo të mira atmosferike. Agron Kuçi, më 22 janar: Jemi në proces të mirë për me ja nis mësimit. Po ka filluar mësimi, dy orët e para ose tri orët e para. Fatos Shala, më 22 janar: Në grevë janë shkollat e Junikut. Vlerësimi Rrenë Komuna e Junikut, njëjtë sikur komunat tjera që udhëhiqen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është ngutur për të paralajmëruar nisjen e mësimit menjëherë pas konferencës së kryeministrit Ramush Haradinaj në të cilin shpalosi ofertën e tyre për sindikatën. Mësimi nuk ka nisur sipas paralajmërimeve të Komunës së Junikut. Komuna e Junikut fillimisht si arsye për mosfillim të mësimit i ka dhënë kushtet atmosferike, e më vonë kanë thënë se për shkak të grevës. Artikulli Komuna e Junikut në faqen e saj zyrtare në Facebook me 20 janar kishte shkruar se mësimi në këtë komunë do të fillojë nga dita e hënë (21 janar). Njoftimi ishte bërë pas konferencës së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili kishte dhënë ofertën e tij për rritje pagash të mësimdhënësve grevistë. “Njoftojmë të gjithë qytetarët se nesër me datë 21.01.2019, e Hënë fillon gjysmëvjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën së Junikut sipas orarit paraprak. Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju urojmë suksese”, thuhet në publikimin e Komunës. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Junik, Fatos Shala në një prononcim për KALLXO.com të hënën (21 janar) kishte deklaruar se greva e mësimdhënësve po vazhdon dhe se paralajmërimi i mbrëmshëm nuk kishte të bënte drejtpërdrejt me grevën. “Me MAShT-in kemi vendosur që me u dhënë nxënësve pushim për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, andaj në komunikatën e mbrëmshme ishte fjala që me fillu mësimi pas këtij pushimi, që ka qenë deri sot, dhe jo për shkak të grevës”, ka thënë Shala të hënën me 21 janar. Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi ka thënë të martën për KALLXO.com se pjesërisht ka filluar mbajtja e orëve mësimore nëpër shkolla, pra jo me orar të rregullt. “Jemi në proces të mirë për me ia nisë mësimit. Po ka filluar mësimi, dy orët e para ose tri orët e para”, tha Kuçi përmes telefonit, të martën, me 22 janar. KALLXO.com ka kontaktuar edhe një herë me drejtorin e DKA-së në këtë Komunë, Fatos Shala. “Në grevë janë shkollat e Junikut”, u përgjigj Shala për KALLXO.com, të martën, me 22 janar. E këto deklarata dhe thirrje të kryetarëve të komunave për ndërprerje të grevës, nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, i konsideroi si presion, i cili nëse vazhdon do të ndiqet ligjërisht. “Ne edhe më herët kemi deklaruar se të gjithë kryetarët e komunave dhe drejtoritë e arsimit komunale që të mos bëjnë presion te grevistët sepse përndryshe nëse bëhet presion nga ana e drejtorive komunale ndaj tyre do të bëjmë padi sepse ne jemi duke e mbajtur grevën në bazë të ligjit në fuqi”, deklaroi Shala. https://kallxo.com/shkollat-e-decanit-junikut-e-mamushes-megjithate-ne-greve/ https://kallxo.com/juniku-e-decani-paralajmerojne-fillimin-e-procesit-mesimor-neser/ https://kallxo.com/dorezohet-haradinaj-rrit-pagat-per-mesimdhenesit/
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software